-0.1 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Familjet e VlKTlMAVE të suImeve të 11 shtatorit i kërkojnë Bidenit që të mos marrë pjesë në përkujtime

Rekomandime

Familjet e VlKTlMAVE të suImeve të 11 shtatorit të vitit 2001 i kanë bërë thirrje Presidentit Joe Biden që të qëndrojë larg organizimeve përkujtimore derisa nuk i deklasifikon dosjet rreth suImeve.

Gati 1.800 persona nënshkruan një letër që i bën thirrje shefit të Shtëpisë së Bardhë që t’i publikojë dokumentet për të cilat ata besojnë se implikojnë zyrtarë nga Arabia Saudite në komplot, shkruan BBC.

- Advertisement -

Familjarët e VlKTlMAVE thonë se nëse presidenti refuzon, ai nuk duhet të marrë pjesë në ceremonitë e muajit të ardhshëm, që do të mbahen për shënimin e 20-vjetorit të suImeve. Gati 3.000 persona ishin kishin humbur jetën në këto suIme.

Hetuesit amerikanë kanë thënë se suImet u kryen nga grupi te.rrorist, AI QAlDA, duke e nxitur më pas hyrjen e ushtrisë amerikane në Afganistan. Megjithatë, pesëmbëdhjetë nga nëntëmbëdhjetë rrëmbyesit e aeroplanëve ishin shtetas të Arabisë Saudite.

“Ne nuk mund ta mirëpresim presidentin në vendin tonë të shenjtëruar në mirëpbesim dhe në nderim të atyre që humbën, u sëmurën apo u Iënduan, derisa ai ta përmbushë zotimin e vet”, thuhet në letrën e familjarëve, të mbijetuarve dhe ekipeve emergjente.

- Advertisement -

Ata i bënë thirrje Presidentit Biden që të qëndrojë larg tri vendeve ku ndodhën suImet – në Nju Jork, Virgjinia dhe Pensilvani.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit