2.3 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

“Fantazma e Kievit” që rrëzoi gjashtë avionë rus jep një paralajmërim të frikshëm

Rekomandime

Forcat e armatosura të Ukrainës kanë publikuar një fotot të një piloti luftarak, që supozohet të jetë piloti i njohur si “Fantazma e Kievit”, për të cilin pretendohet se ka rrëzuar disa avionë rusë.

Piloti shihet në foto me syze të zeza të errëta dhe një maskë oksigjeni, teksa qëndron i ulur në kabinën e avionit të tij luftarak MiG-29.

- Advertisement -

Mbishkrimi mbi foton e publikuar është një kërcënim i hapur për rusët.

“Përshëndetje, okupator, po vij. për shpirtin tuaj!”

- Advertisement -

Fantazma” pretendohet se ka rrëzuar të paktën dhjetë avionë luftarakë rusë mbi Ukrainë dhe është bërë simbol i guximit dhe shpresës së vendit përballë agresionit rus. Termi është përdorur gjithashtu për t’iu referuar të gjithë forcës ajrore të Ukrainës , ose “shpirtit” luftarak të vendit.
Qoftë një legjendë urbane apo realitet, shtabi i përgjithshëm ukrainas publikoi imazhin më të fundit të pilotit, me një mbishkrim që e identifikonte atë si “Fantazma e Kievit”, duke bërë manovra drejt raketave në avionin e tij.
Presidenti Zelensky i ka kërkuar NATO-s dhe aleatëve të saj që të vendosin një zonë ndalim-fluturimi mbi vendin e tij, por kërkesat janë refuzuar. Shtetet e Bashkuara gjithashtu vendosën veton ndaj një plani të Polonisë për të dërguar më shumë avionë MiG në Ukrainë nëpërmjet NATO-s.
Britania dhe SHBA kanë premtuar raketa tokë-ajër, duke përfshirë bateritë e raketave Patriot dhe armën e montuar në shpatull Starstreak, për të forcuar mbrojtjen e Ukrainës.

Ben Wallace, sekretari i mbrojtjes, sugjeroi më parë se një zonë ndalim-fluturimi do të zbatohej edhe për forcat ukrainase, duke hequr “një nga armët e pakta” që mbrojtësit e saj kishin kundër agresorëve rusë.
Në fillim të konfliktit Rusia kishte 1172 avionë të aftë për luftim, duke përfshirë 97 Su-35S Flankers, avionët e saj më të fundit luftarakë.

- Advertisement -

Ukraina kishte 124 avionë të aftë për luftim, duke përfshirë 36 MiG-29 Fulcrum më të vjetër. Avionët kanë humbur nga të dyja anët, por pavarësisht nga përmasat më të mëdha, forcat ajrore të Presidentit Putin nuk kanë arritur epërsi ajrore . Komandantët ushtarakë të Ukrainës kanë pohuar pothuajse çdo ditë se kanë rrëzuar avionët rusë me avionë, si dhe me raketa tokë-ajër.

Faqja në Facebook e shtabit të përgjithshëm ukrainas ka publikuar rregullisht imazhe të rrënojave të avionëve të rrëzuar rus, duke përfshirë avionët SU-35 me numra serialë të verifikueshëm. Megjithatë, forcat ajrore të Ukrainës nuk kanë qenë në gjendje të ndalojnë bombardimet e pamëshirshme të qyteteve të saj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit