6.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Faqja e tifozëve “Plisat e Prishtinës” e quan Arben Vitinë ‘njeri i poshtër’

Rekomandime

Njëra nga faqet më të mëdha të tifozëve të Prishtinës të njohur me emrin “Plisat” në Instagram, ka cilësuar kandidatin e Vetëvendosjes për kryetar të Prishtinës, Arben Vitinë, si njeri i poshtër”.

Njëra nga faqet më të mëdha të grupit “Plisat” në Instagram, ka quajtur Arben Vitinë, kandidatin nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës si “njeri i poshtër”.

- Advertisement -

Faqja me titullin “plisat_pr1987”, e cila ka mbi 13 mijë ndjekës, ka postuar një video të Vitisë, ku ironizon planet e Përparim Ramës, kundërkandidatit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke shkruar se qytetarët e Prishtinës nuk janë mbetë me bo hajgare.

“Nuk janë met qytetarët e Prishtinës me bo hajgare, more njeri i poshtër” – shkruan në storien e publikuar orë më parë.

- Advertisement -

Kujtojmë që Arben Vitia do të përballet me Përparim Ramen në raundin e dytë të balotazhit që mbahet me 17 tetor.

Në raundin e parë, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia, morri 36 mijë e 818 vota, apo 42.54%.

- Advertisement -

Ndërkohë, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama, mori 29 mijë e 252 vota, 29.17%.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit