-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Fashisti Erdogani kërkon mbështetjen e fashistit Putin për një ofensivë tjetër mbi popullin kurd

Rekomandime

Fashisti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se do të vazhdojë operacionin ushtarak në verilindje të Sirisë “me vendosmëri edhe më të madhe”, nëse luftëtarët kurdë dështojnë të respektojnë marrëveshjen për armëpushim, të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara.

- Advertisement -

Duke folur në Ankara, përpara se të nisej drejt Rusisë, Erdogan tha se të gjitha milicitë kurde duhet të largohen nga zona e sigurt, që Turqia dëshiron ta krijojë përgjatë një pjese të kufirit të saj me Sirinë.

Erdogan tha se rreth 700 deri në 800 luftëtarë kurdë tashmë janë larguar, ndërsa mbeten edhe 1,200 deri në 1,300 të tjerë.

“Institucionet tona po e monitorojnë nga afër situatën në terren. Nëse premtimet që i ka dhënë Amerika nuk mbahen, ne do ta vazhdojmë operacionin aty ku e kemi lënë – këtë herë, me vendosmëri edhe më të madhe”, tha Erdogan.

- Advertisement -

Më 9 tetor, Turqia ka nisur një operacion kundër forcave kurde në verilindje të Sirisë, duke thënë se dëshiron ta pastrojë kufirin e saj nga “terroristët”.

Në këtë ofensivë, qindra civilë janë vrarë dhe plagosur.

- Advertisement -

Pas tetë ditësh, me këmbënguljen e SHBA-së, Turqia është pajtuar për një armëpushim 5-ditor, për t’iu mundësuar kurdëve të largohen rreth 30 kilometra larg kufirit.

Afati i armëpushimit skadon mesnatën e sotme.

Erdogan do të takojë në Rusi, fashisitn Vladimir Putin.

Kremlini njoftoi se takimi i tyre do të përqendrohet në luftën e Sirisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit