1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Fat në fatkeqësi, shpëtojnë pa lëndime shoferët në aksidentin që ndodhi mbrëmë në Pejë

Rekomandime

Një përplasje ballë për ballë mes dy veturave mbrëmë ka lënë të lënduar dy vozitësit e automjeteve.

- Advertisement -

Në rrugën ‘Mbretëresha Teutë’ dhe ‘Eliot Engel’ rreth orës 24:00 mbrëmë dy vetura janë aksidentuar me ç’rast dëme materiale pati edhe në qytet ku një semafor është larguar tërësisht nga vendi ku ishte vendosur.

Zëdhënënësi i Policisë Rajonale në Pejë, Fadil Gashi, për IndeksOnline ka thënë se janë duke u zhvilluar hetimet për këtë aksident.

- Advertisement -

“Në rrugën ‘Mbretëresha Teutë’ dhe ‘Eliot Engel’ rreth orës 23:-50 ka ndodh një aksidenet me dëme materiale, me ç’rast është dëmtuar edhe një semafor pronë e Kuvendit Komunal të Pejës. Semafori nuk është në funksion por është i vendosur aty. Ka dëme materiale në të dy automjetet, ndërsa vozitësit e automjeteve, kanë pësuar lëndime të lehta trupore. Në vendin e ngjarjes ka dalë Njësiti i trafikut rrugor-rajonal të cilët edhe janë dukë i zhvilluar hetimet rreth aksidentit”, tha Gashi.

- Advertisement -

Ndërsa, Naim Sahiti, zëdhënës në Spitalin Rajonal të Pejës, për IndeksOnline ka thënë se dy të lënduarit janë trajtuar në emergjencë dhe janë liruar për në shtëpi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit