Vetëvendosje me Listën Vjosa duket se po kërkojnë të marrin edhe komunën e Gjilanit me anë të një personaliteti që i takon Lidhjes Demokratike të Kosovës [LDK], Fatmir Rexhepin.
Burime të Periskopit kanë deklaruar se Vetëvendosje me Listën Vjosa po kërkojnë që ish ministri Fatmir Rexhepi – anëtar i LDK-së – të kandidojë për kryetar të Komunës së Gjilanit në zgjedhjet e 17 tetorit.
Rexhepi kishte qenë kritik i udhëheqjes së partisë nga Isa Mustafa por megjithatë nuk kishte ndërruar parti si disa prej ish bashkëpartiakëve të tij që iu bashkuan Listës Vjosa së cilës i printe presidentja Vjosa Osmani, përcjell Periskopi.
Fatmir Rexhepi është nga komuna e Gjilanit dhe përmes simpatisë që ai e gëzon në këtë komunë, Vetëvendosje po synon ta marrë nën kontroll atë.
Kryetari i deritashëm Lutfi Haziri [LDK] nuk besohet që do të kandidojë për kryetarë të komunës për një mandat tjetër.
Vetëvendosje kishte qenë bindshëm e para në këtë komunë në zgjedhjet e parakohshme qendrore të 14 shkurtit./Periskopi