-0.8 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Fatmir Sejdiu shtrihet në Klinikën Infektive pas infektimit me COVID-19

Rekomandime

Edhe ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu është prekur nga koronavirusi.

- Advertisement -

Burimet e “Zërit” brenda QKUK-së kanë bërë të ditur se Sejdiu është i prekur me COVID-19 dhe është i shtrirë në Infektivë.

Ndërkaq, ende nuk dihet se si është gjendja shëndetësore e ish-presidentit Fatmir Sejdiu.

Deri më tani, numri total i rasteve pozitive është 86.194 raste nga 405.798 persona të dyshuar me koronavirusin.

- Advertisement -

Sa i përket shtretërve në këtë Klinikë, infektologu, Salih Ahmeti, ka thënë për Express tri ditë më parë se nuk ka mbetur asnjë shtrat i lirë për qytetarët tjerë të infektuar me COVID-19.

“Ne 118 pacientë i kemi pasur në mëngjes, tani janë shtuar duke u pranuar. Ne po punojmë me kapacitete të plota, aq sa kemi shtretër, gjithmonë janë të plotësuar këto ditë. Nuk ka shtretër të lirë. Ata mund të jenë të lirë për dy-tre orë derisa të kryhen lëshimet e të pranohen të tjerët, por brenda 24 orëve janë të mbushur vazhdimisht”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit