1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Fatmir Sheholli: Kosova t’iu mundësojë përfaqësim parlamentar hebrenjëve, malazezëve dhe kroatëve

Rekomandime

Drejtori i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike Fatmir Sheholli ka deklaruar se Kuvendi dhe Bordi i IAMN pas studimit dhe analizës njëvjeçare i propozon shoqërisë kosovare, Kuvendit, presidencës dhe qeverisë së Kosovës që komunitetit hebre, malazez dhe kroat t’i mundësohet përfaqësim parlamentar me nga një deputet si vende të garantuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

- Advertisement -

“Duke patur parasysh evalumin dhe historikun e shtetit të Kosovës në raport me komunitetin hebrenj, malazezë dhe kroat IAMN propozon shoqërisë kosovare, kuvendit, presidencës dhe qeveris së Kosovës që maksimalisht të angazhohet që edhe këto tri komunitete aleate të fuqishme të shtetësisë së Kosovës të jenë pjesë e parlamentarizmit të shtetit të Kosovës. IAMN fton institucionet e Kosovës që të shtjerrin të gjitha procedurat ligjore dhe kushtetuese në pajtim me konventat ndërkombëtare për përfaqësim dinjitoz te komuniteteve hebrenj, malazezë dhe kroat në kuvendin e Republikës së Kosovës. Përfaqësimi i diversitetit në kuvendin e Kosovës është fuqizimi i demokracisë në shtetin e Kosovës dhe fuqizon miqësinë me shtetet që kanë pranuar pavarësinë e Kosovës kurse ngushton mundësin e atyre që angazhohen për destabilizimin e shtetit të Kosovës”, tha drejtori i IAMN.

Sipas IAMN institucionet e Kosovës duhet të jenë vigjilente dhe zemërgjerë, gjithmonë në pajtim me ligjet dhe kushtetutën e Kosovës, që përfaqësimi i komuniteteve hebrenj, malazezë dhe kroat në shtetin tonë të jetë i dinjitetshëm dhe të fuqizohen marrëdhëniet me shtetet siç janë Izraeli, Mali i Zi dhe Kroacia.

IAMN i rekomandon faktorëve relevant të Kosovës që të fillojnë procedurat ligjore e kushtetuese për përfaqësimin e këtyre komuniteteve në parlamentin e Kosovës duke filluar qysh nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare në shtetin e Kosovës!”

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit