2.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Fejton (II) – Kotorri qendër e Ilirisë dhe shumë mbretërve ilir

Rekomandime

Shkruan: Faton B. Mehmetaj

- Advertisement -

Në shekullin X te Porfirogjeneti e gjejmë Dacatera apo Decatora, kurse në analet e priftit nga Dioklea (shekulli XII) e hasim si Decatorum apo Catharus.

Pra, emri i Kotorrit është para sllav. Në anën tjetër, sipas Skënder Rizajt, toponimi Kotorr ka etimologji shqipe kotorr-i, që do të thotë i vogli i buallicës deri në një vjeç – njëvjeçar. Rhizon ishte qytet me autonomi, status të veçantë-opidium civijum romanorum. Rizoni e kishte kultin e vetë.

Ndër perënditë që meriton një kujdes të posaqëm është Medauri që është edhe kulti i Rizonit.

- Advertisement -

Medauri është kualifikue si pajtor i qytetit ilir Risnium (Risan në Bokën e Kotorrit, Rhizoni antik), kala e njohtun ku u strehua Teuta mbas disfatës që pësoi prej romakëve. Prej mbishkrimit shohim se Medauri ishte i paraqitun me shtizë në dorë dhe në kalë. Disa shkencëtarë e identifikojnë me zotin ilir të mjekësisë, për arsye se besohej, se faltorja ku janë gjetë dy mbshkrimet i ishte dedikue vetëm Eskulapit.

Sipas përshkrimit që njani mbishkrim jep për figurën e Medaurit, do të duhej të ishte nji zot lufte, mbrojtës i Risniumit, qyteti i lindjes së dedikuesit.

- Advertisement -

Medauri Ishte hyu ilir i luftës. Edhe ky shumë i rëndësishëm.

Një qendër e kultit të Medaurit është Rizoni, por ndoshta dhe varret monumentale në Selcën e Poshtme ku janë të skalitura atributet e hyut po në këtë pjesë.

Ai është një hy kalorës. Paraqitet i hipur në kalë, me shtizën në dorën e majtë.

Në këtë skenë kulti i Medaurit është i lidhur me kultin e ujërave (figura e gjarprit-monstër detar, e peshkut etj.) pra me kultin e vetë Redonit.

Medauri në realitet ka identitet ilir. Ai është një hy i veshur me armaturë tipike ilire, ndryshe nga kalorësi trak. Kotorri njihet edhe për punimin e ar.mëve.

Rhizon kishte monedhen e vetë. Aty ishte edhe shkolla e gurëskalitësve ku mori zanatin e arkitektit dhe gurëskalitësi Fra Vita Kuçi, mjeshtri dhe arkitekti i cili e ridizajnoi dhe rindërtoi Manastirin e Deçanit.

Boka e Kotorrit dikur kishte rreth 140 objekte kulturore-kishtare, pastaj 30 kisha me arkiva të pasura, një bibliotekë me mbi 20 mijë tituj librash (në Kuvendin Françeskan), Katedralën e Shën Tripunit (e vitit 1166), Ipeshkvinë e Kotorrit, që daton nga shekulli V, Ishullin e Zojes së Shkërpelit (Shkrepit e mund të jetë edhe e Shkrelit).

Plini plak thotë se në tokat e mbretit Ardian, që përfshinin territoret nga Neretva e deri në Shkodër, kishte këto qendra: Risiniumi (Risani), Acroviumi (Kotorri), Budua (Budva e sotme), Ulciniumi (Ulqini), Scodrea (Shkodra), Lissos (Lezha) e shumë qendra të tjera të mëdha.

Do përmendur se në këto vise kryesisht jetonin pjesëtarët e fisit ilir të dokleatëve me qendrën e tyre kryesore Doklenë, qyteti antik ku lindi Perandori Romak Diokleciani (me prejardhje ilire).

Dukla ishte e ngritur mbi themele ilire të fisit Dokleat, në shek.I të e.re ka pasë prej 8000-10000 banorë. Dikur kishte një shkelqim të paparë.

Në shek.II-III bëhet, kryeqytet i Prevalitanës, më vonë u godit nga sulmet e fiseve barbare nga shek.IV-V, dhe nga një termet i fuqishëm ku përfundimisht u shkatrrua nga dyndjet slave të shek.VII.

Kotorri kishte qenë shumë kohë edhe nën sundimin e Balshajve, si dhe përherë kjo qendër ka qenë e lidhur me Arqipeshkvinë e Tivarit.

Në Kotorr herë pas here ka pasur lëvizje-migrime nga viset e Shqipërisë së Veriut, e sidomos popullata e Shkodrës kishte migruar në Kotorr, ku edhe një pjesë e madhe e tyre mbeti aty. Sipas shenimeve në udhëpërshkrimit e Evlia Ҫelebiut, Kotorrin e ka shikuar vetëm nga një maje, sepse atje nuk mund të shkonte, meqenëse Kotorri në atë kohë ishte në duar të venedikasve.

Për këto vise malore ai thotë se gjysma e tyre quhen Mal i Zi e gjysma Kelmend, ku «jetojnë 47.000 shqiptarë trima, të cilët më parë i takonin Sanxhakut të Shkodrës. Që nga lufta e Kretës ata janë nën sundimin e venedikasve, kështu që kapidani i tyre është venedikas, e ushtarët e tij janë shqiptarë».

Në rrethinat e Perastit (Bokës së Kotorrit) fillon «nahija e kelmendasve që i takon sanxhakut shqiptar të Shkodrës», ndërsa nga ana e kundërt e qytetit Perast, fillon sanxhaku i Hercegovinës.

Ҫelebiu me tutje cekë se, në disa fshatra të Bokës së Kotorrit shtëpitë i kanë dy- tre kate, në pjesën përdhese ato kanë vetëm frëngji të përshtashme për mbrojtje. Në fshatin Bogdashiqi (Bokë) dallohen kullat «kashteli» (kështjella): atje ҫdo vëllazëni ka pasur nga një kullë për mbrojtje në rast sulmi.

Në këtë zonë, në fshatin Orahovec, edhe sot qëndron kulla e hajdutit të njohur Bajo Pivlanit. Mendohet se në këto vise kullat janë ndërtuar qysh në shekullin XV. Përpjekjet e prijësve shqiptar nga Mesjeta e hershme e deri në kohët e vona për ta sunduar Kotorrin kanë qenë të vazhdueshme.

Këtu duhet përmendur përpjekjet e Balshajve për t’u zgjeruar në veri të grykës së Kotorrit, sidomos për të pushtuar këtë qytet.

Për ti penguar këto orvatje, Republika e Venedikut, Mbretëria e Hungarisë, Papati, sundimtarët sllavë të Kanalit, Zaklumjes e të Bosnjës dhe vetë Republika e Raguzës u bashkuan për t’i detyruar Balshajt të hiqnin dorë nga një ndërmarrje e tillë.

Në këtë mënyrë, pas vitit 1368 veprimet e vëllezërve Balsha u përqendruan në zgjerimin e zotërimeve të tyre drejt viseve të Kosovës dhe thellë në jug, në despotatin e Vlorës.

Duke hequr dorë përkohësisht nga Kotorri, Balshajt arritën një zbutje të marrëdhënieve të tyre me të gjitha fuqitë e interesuara.

Me Republikën e Venedikut Balshajt i forcuan lidhjet në fushën tregtare dhe ushtarake.

Kështu që në vitin 1369 Balshajt shpallën kalimin e tyre në ritin katolik për forcimin e lidhjeve me Papatin dhe me fuqitë katolike të Perëndimit, si dhe në vazhdën e lidhjeve që princërit e hershëm të Gentës (Dioklesë) kishin me këta të fundit.

Një vit më vonë papa Urbani V, duke i pranuar vëllezërit Balsha në gjirin e kishës apostolike të Romës, u rekomandoi atyre peshkopët e porsaemëruar të Arbrit, Pultit, Sardës (Shurdhahut), Lezhës e të Vlorës.

Për këtë arsye mbreti serb i Rashës por edhe ai i Bosnjës u ndodhën shpeshherë në vështirësi përballë fuqisë së princërve shqiptarë të Gentës, ata në pamundësi për të luftuar me ta, u kërkuan atyre paqe.

Krahas Balshajve, Kastriotëve, Dukagjinëve, Jonimëve, Zahariajve e Spanëve, në Shqipërinë e Epërme ka pasur edhe një numër familjesh të tjera me peshë në jetën politike shqiptare, veçanërisht gjatë shek. XV.

Këto familje kanë qenë Gjurashët (Cërnojeviçët), Dushmanët e Drishtit, Hotët, Shestanët etj. Interesat ekonomike dhe politike të shtetit të Kastriotëve e nxitën Gjon Kastriotin që t`u kushtonte vëmendje edhe rajoneve të tjera shqiptare, të cilat nuk ishin kufitare me zotërimet e tij.

Pos lidhjeve familjare që i kishin Kastriotët me Balshajt, Gjon Kastrioti i mbeshteti Balshajt edhe për shkaqe të interesave ekonomike, madje duke dërguar edhe ushtrinë e tij në ndihmë të tyre.

Edhe pas vdekjes më 1421 të Balshës III, që ishte kushëri i tij, Gjoni vazhdoi lidhjet me fisnikët e tjerë shqiptarë të zotërimeve të Balshës III, si me Gjurashët (Cërnojeviçët), që i kishin zotërimet fillestare në rrethinat e grykës së Kotorrit dhe që më pas i shtrinë edhe në Gentë, me të cilët lidhi krushqi. Risan (Rhisinium), është qytet i vjetër ilir, në një shkëmb në fshatin Lipci, ku janë ruajtur vizatimet më të vjetra parahistorike në Mal të Zi, që dëshmojnë se Boka e Kotorrit ka qenë e banuar në kohën e re të gurit dhe kohën e vjetër të bronzit gjegjësisht 3000 vjet para e. re.

Ka marrë emrin sipas qytetit të vjetër Rhisinium, që e ka themeluar fisi ilir Rizunita. Në kohën greko – romake është quajtur Rhison. Shkrimtari romak Plini i Riu, përmend Risanin si «qytet të përforcuar të qytetarëve romakë».

Në shekullin e tretë ky qytet (Risani) ka qenë qendër dhe fortesa (kështjella) kryesore e shtetit Ilir. Shkrimtari romak Polibi ka shkruar se Risani nuk ka qenë qytet shumë i madh, por ka qenë qytet shumë i fortifikuar.

Kotorri qender e fuqishme e Ilirisë ku flitej shqip deri në kohet e vona
llyricum Sacrum

llyricum Sacrum është një vepër enciklopedike e shumëvëllimshme shkruar në latinishte klasike që trajton historinë kishtare në viset kroate si dhe historinë e Kishës Katolike në Illyricum-in klasik, sot Ballkani Perëndimor. Vepra u botua në tetë vëllime gjatë viteve 1751-1819, e vëllimi i nëntë i të cilës u botua më më 1909.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit