Përmes një njoftimi zyrtar, klubi i Fenerbahces ka konfirmuar se janë në bisedime me Lazion për shitjen e Vedat Muriqit, transmeton Kosova ime.
Reprezentuesi i Kosovës kaloi vetëm sezonin e parë te Fenerbahce, por në aspektin individual shënoi sukses të madh. Sulmuesi shtatlartë e mbylli sezonin me 15 gola, duke u renditur i katërti në listën e top golashënuesve në Superligën e Turqisë. Ai gjithashtu shtoi edhe 5 asistime.
Bilgilendirme | Futbolcumuz Vedat Muriqi'nin transferi için İtalya'nın S.S. Lazio kulübüyle görüşmelere başlanmıştır. pic.twitter.com/2IUL8TdLeC
— Fenerbahçe SK (@Fenerbahce) September 9, 2020
Falë formës së tij të mirë në sezonin e fundit, për sulmuesin prizrenas kanë shprehur interesim një numër i madh i klubeve europiane, teksa Lazio besohet se ka siguruar tashmë shërbimet e tij.
Gazetat më të njohura italiane tash e disa ditë e kanë bërë të kryer transferimin e sulmuesit shtatlartë te klubi italian, me të cilët do nënshkruaj kontratë 5 vjeçare.
Klubi turk, Fenerbahce, sonte përmes një njoftimi zyrtar ka konfirmuar se janë në bisedime me Lazion për shitjen e Muriqit, teksa detaje tjera nuk kanë zbuluar.