2 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Fetah Rudi ia dridh themelet Fatmir Limajt në Malishevë, e lë jashtë Kuvendit

Rekomandime

Nisma Socialdemokrate nuk ka arritur të mbahet fort as në bastionin e saj të vetëm, Malishevën, ku janë numëruar 100 për qind e votave, ndërsa nga 21.625 vota, Nisma e Fatmir Limajt ka marrë 7383 vota, që në përqindje i bie 34.94.

- Advertisement -

Edhe pse koalicioni Nisma – AKR prin me numrin e votave në komunën e Malishevës, Limaj nuk ka arritur që të bëjë diferencë të madhe në bastionin e tij. Votat janë shpërndarë edhe në parti të tjera.

E dyta në rezultatet preliminare të publikuara nga KQZ’ja për Malishevë del të jetë Partia Demokratike e Kosovës me 4825 vota ose 23.49 për qind. LDK’ja është e treta me 19.69 për qind, ndërsa e katërta është Lëvizja Vetëvendosje me 12.91 për qind. Koalicioni AAK – PSD ka marrë 7.01 për qind të votave në Malishevë.

Ndryshe në këto zgjedhje, LDK kishte për kandidat Fetah Rudin, me të cilin LDK ka shënuar rritje pasi ka fituar mbi 4 mijë vota, pasi në vitin 2017, LDK kishte mbi 2000 vota. Ndërsa Nisma në vitin 2017 kishte mbi 9 mijë vota, ndërsa tani ka 7 mijë vota. Ndryshe, në nivel vendi janë numëruar 98.15 për qind e votave, e në rezultatet e deritanishme prin Vetëvendosje me 25.56 për qind të votave, e pas saj është LDK me 24.87 për qind të votave.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit