Çështja e trajnerit të ardhshëm të Kosovës vazhdon të jetë e hapur.
Pas shumë emrave si Gliha, Magath e Carlos, tashmë po përmenden edhe emra të rinj.
Sipas raportimeve të ‘Dukagjini’, Federata e Futbollit e Kosovës është tashmë në bisedime me Roberto Donadonin.
Trajneri italian thuhet të ketë shfaqur interesim për të marrë drejtimin e kombëtares Dardane.
Donadoni është 58 vjeçar dhe më parë ka drejtuar skuadra të njohura si Napoli, Parma por edhe kombëtaren e Italisë.