-0.5 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

‘FIFA e lejon Crvena Zvezdën që të luajë në Kosovë’

Rekomandime

Mediet serbe shkruajnë se FIFA ka intervenuar në krah të Serbisë që Crvena Zvezda të luajë në Kosovë,.

- Advertisement -

Shorti i Kupës së Serbisë i kishte vënë përballë Crvena Zvezdën dhe Trepçën, derisa ishte vendosur që kjo ndeshje të luhej në Zveçan.

“Më 20 shtator shtëpia botërore e futbollit, FIFA e ka informuar presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi se ka tërhequr kërkesat e institucioneve të sigurisë të Kosovës, që i ndalojnë klubet nga territori i Serbisë të luajnë në ‘provincën jugore serbe’”, thuhet në mediumin serb “telegraf.rs”, raporton Zeri.

“Vendimi, që ka ardhur nga zyrat e FIFA-s, automatikisht nënkupton që ndeshja e Kupës së Serbisë mes Trepçës dhe Crvena Zvezdës do të luhet më 5 tetor në Kosovë”, shkruan më tej ky medium.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit