2.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Filips: Vuçiqit të i jepet afati 12 mujor – serbët të shpallen banditë nëse nuk pranojnë Kosovën

Rekomandime

Ish-bashkëpunëtori i Riçard Hollbrukut, Dejvid Filip ka sulmuar ashpër presidentin e Serbisë Vuçiq dhe Serbinë duke thënë se BE duhet të vendos ultimatum Serbisë dhe Vuçiqit duhet dhënë afat 12 muaj dhe paraprakisht të dij rrugën e bisedimeve, shkruan “Alo”.

Filips punon si drejtor i programit për ndërtimin e paqes edhe drejtave në Universitetin Kolumbia, puna e tij së bashku me Hollbrukun si këshilltar i lartë i Departamentit të Shtetit është përshkruar edhe në librin e tij “Çlirimi i Kosovës: Diplomacia e presionit dhe intervenimi amerikan”.

- Advertisement -

Ai sulmoi ashpër Serbinë duke shpreh qëndrime kundër serbëve dhe Vuçiqit që i ka shpreh një tekst autorial rreth këndvështrimit të tij për çështjen e Kosovës:

“Dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës i vazhduar kohë më parë pas pauzës 20 mujore, duhet të ndërlidhen me interesat e dy palëve dhe si bazë për kompromis” ka thënë Filips.

Dihet çka dëshiron Kosova, ka vazhduar ai duke shtuar se Hoti insiston se Serbia duhet të njoh Kosovën si shtet i pavarur edhe sovran brenda kufijve aktual dhe që Kosova të bashkohet organizatave ndërkombëtare si edhe OKB-së.

- Advertisement -

Qytetarëve të Kosovës të ju mundësohet lëvizja e lirë që do ishte ndërtim i besimit dhe klimës pozitive për bisedime, në anën tjetër Serbia në bazë rrjedhave të deritashme synon normalizimin e raporteve me Kosovën me anëtarësim në BE ka thënë Filips.

Bisedimet nuk mund të zgjasin në pafundësi, Serbia dhe Kosova duhet pranojnë afatin 12 mujor dhe të arrijnë marrëveshje.

- Advertisement -

Përderisa nuk ka marrëveshje për normalizim të raporteve mes Kosovës edhe Serbisë , bisedimet e BE dhe Serbisë si kandidate duhet të ndalohen, BE duhet të insistoj në formulën “nuk ka përparime- nuk ka kapituj”.

Nëse Serbia nuk lëshon pe , BE duhet të normalizoj raportet me Kosovën edhe të ofroj përfitime të tjera (Prishtinës).

Serbia është në udhëkryq ose do të njoh Kosovën si shtet sovran dhe të pavarur, ose do të përjashtohet nga strukturat euro-atlantike dhe do mbetet e vetme me regjimin anti demokratik “,ka shkruar Filips.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit