14.1 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Fillojnë shkarkimet në qeverinë Kurti

Rekomandime

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka filluar me shkarkime në digasterin që ai drejton.

- Advertisement -

Indeksonline mëson se ai ka filluar t’i shkarkojë të gjithë punonjësit në Ministrinë e Shëndetësisë që kanë qenë në kontratë mbi vepër.

Kontratat mbi vepër njihen ndryshe si “marrëveshje për shërbime të veçanta (MSHV)”.

Sipas ligjit numër 06/L-144 janë të parapara katër kategori me të cilën rregullohet marrëdhënia juridike ndërmjet shtetit dhe zyrtarëve publik.

- Advertisement -

Zyrtarë publik janë nëpunësi i shërbimit civil ose nëpunësi civil, nëpunësi i shërbimit publik, nëpunësi i kabinetit dhe nëpunësi administrativ mbështetës.

Pra sipas ligjit, “marrëveshje për shërbime të veçanta (MSHV)” nuk ekziston si kategori

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit