0.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Fillon ‘çkapja e shtetit’: Djali axhës së Sali Zybës punësohet si asistent i Ministres Hajdari

Rekomandime

Punësimet familjare dhe rehatimi i militantëve partiak po vazhdon edhe nga qeveria Kurti, ani pse këta të fundit u zotuan dhe tërë fushatën premtuan se do ta çkapin shtetin dhe do ta respektojnë meritokracinë, shkruan Gazeta Metro.

- Advertisement -

Gazeta Metro ka mësuar se nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba, ka rehatuar djalin e axhës së tij si asistent të Rozeta Hajdarit, ministres të Ekonomisë, Punësimit, Industrisë dhe Investimeve Strategjike.

Drilon Zyba, është punësuar si asistent personal i ministres Hajdari, e cila do të udhëheq me njërën nga ministritë më të rëndësishme të qeverisë së Kosovës.

Vlen të përmendet se Drilon Zyba është aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje në Suharekë dhe vjen nga fshati Bukosh.

- Advertisement -

Ai madje ishte arrestuar në vitin 2012 nga Policia e Kosovës, gjatë një aksioni të Lëvizjes Vetëvendosje në qytetin e Prizrenit.

Kujtojmë po ashtu se kryeministri Kurti pati premtuar që gjatë qeverisjes së tij nuk do të ketë punësime partiake dhe familjare

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit