3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Fillon goditja e Speciales, paralajmërohet ftesa për Thaçin dhe Veselin

Rekomandime

”Tani për të ftuarit e radhës unë mendoj që duhet me çdo kusht të thirret edhe Presidenti aktual, Hashim Thaçi, ish kryeparlamentari, Kadri Veseli”, ka thënë Grapci për “Kosova Sot Online”.

- Advertisement -

Gjykata Speciale për Kosovën me seli në Hagë nuk ka të ndalur. Ajo tashmë i ka bërë ftesë edhe ish-komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Azem Syla.

Kjo Gjykatë deri më tash ka ftuar për intervistim më shumë se 100 persona, ndër ta edhe disa nga ish-figurat e larta të UÇK-së, që pas luftës, ishin dhe janë pjesë e skenës politike të Kosovës, sikurse Rrustem Mustafa, Sami Lushtaku, Shukri Buja, por edhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj.
Dardan Grapci, në momentin kur janë ftuar nga kjo gjykatë Azem Syla, Sami Lushtaku, Rrustem Mustafa dhe Ramush Haradinaj, ka filluar goditja e saj.

“Goditja nga Gjykata Speciale e Kosovës me seli në Hagë ka filluar në momentin kur janë ftuar Azem Syla, Sami Lushtaku, Rrustem Mustafa, Ramush Haradinaj etj. Tani për të ftuarit e radhës unë mendoj që duhet me çdo kusht të thirret edhe Presidenti aktual, Hashim Thaçi, ish kryeparlamentari, Kadri Veseli, të cilët besojë që kanë qenë luftëtar meritor, por duhet që mos të kenë frikë nga drejtësia nëse nuk janë fajtor, sepse vetëm ata që janë fajtor mundohen që t’i ikin gjykimit me fjalime të kota ose me kërkesa të pakuptimta”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

- Advertisement -

Sipas tij, askush nuk duhet t’i frikësohet thirrjes nga Gjykata Speciale.

“Çdo person që është ftuar nga Gjykata Speciale e Kosovës në Hagë, deri tani secili është shpall i pafajshëm, prandaj nuk duhet ti frikësohemi realitetit, sepse lufta e UÇK-së është bërë me të drejtë për ta mbrojtur Kosovën nga armiku shekullor – Serbia, e cila që nga vdekja e Josip Broz Titos, e deri në vitin 1998 është munduar ta asgjesoj një popull në çdo mënyre duke i helmuar, duke i larguar nga shkollat, duke ju bllokuar mediumet në gjuhën shqipe si dhe duke i kërcënuar në atë kohë gazetaret e gazetës Rilindja”, potencoi Grapci.

- Advertisement -

Tutje, Grapci iu ka bërë apel atyre që luftuan për pavarësinë e Kosovës, mos të anulojnë thirrjen nga Gjykata Speciale.

“Ju bëj apel gjithë atyre që kanë luftuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, që nëse ju vjen letër thirrja nga Gjykata Speciale mos e anuloni, por shkoni dhe tregojuni edhe atyre se lufta e UÇK-së ka qenë e pastër dhe e drejtë ndërkombëtarisht, ku duhet mos ti harrojmë edhe miqtë tanë ndërkombëtarë NATO-në dhe Amerikën të cilët na kanë ndihmuar për të ardhur deri këtu ku jemi sot”, përfundoi Grapci për “Kosova Sot Online”.

Ndryshe, Dhomat e Specializuara të Kosovës, të njohura si Gjykata Speciale, janë votuar në Kuvend të Kosovës në gusht të vitit 2015.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit