2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Fillon hakmarrja e VV’së ndaj Agim Veliut: Nuk ftohet në hapjen e Qendrës ku ministria e tij investoi mbi 1 milion euro

Rekomandime

Ministria e Administratës Publike, tashmë e integruar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ka investuar mbi 1 milionë euro në hapjen e ‘Qendrës për Shërbim të Qytetarëve’, projekt ky modern ku të gjitha shërbimet administrative ofrohen në një pikë të vetme. Kjo qendër është përuruar sot nga kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka dhe kryeministri Albin Kurti, mirëpo nuk është ftuar ministri Agim Veliu, ministri kjo që investoi të gjithë projektin, shkruan Gazeta Metro.

- Advertisement -

Gazeta Metro ka mësuar se ministri Veliu nuk është ftuar nga kryetari Haskuka në përurimin e kësaj qendre moderne, ani pse i gjithë investimi ka qenë nga ministria që tani ai e udhëheq.

Tanimë ka filluar edhe përplasja për marrjen e meritave mes dy partive të koalicioni dhe injorimi në projekte të tilla, ku ky rast në Prizren tregon qartë se injorimi ndaj ministrit Veliu ka filluar nga kryeministri Kurti.

Ky injorim e lloj hakmarrje nga Haskuka vjen edhe pas përplasjes dhe raporteve të këqija me LDK’në në Prizren, ku edhe ka prishur koalicionin me këtë parti pasi humbi edhe kryetarin e Kuvendit në Prizren.

- Advertisement -

Lajmin për Gazeta Metro e ka konfirmuar edhe shefja e Kabinetit të ministrit Veliu, Gentiana Azemi.

Azemi ka deklaruar se ministri Veliu nuk është ftuar nga kryetari Haskuka që ishte organizatori i kësaj ngjarje, ajo ka thënë se mbetet në përgjegjësinë e tyre pse nuk është ftuar ministri Veliu, pasi investimi është përfunduar nga Ministria që ai e udhëheq tani.

- Advertisement -

“Ashtu siç theksoni ju, sot është inauguruar Qendra e Shërbimeve Administrative të Qytetarëve e quajtur si One Stop Shop në Prizren. Siç kemi mësuar ky aktivitet është organizuar nga Komuna e Prizrenit përkatësisht Kryetari i Komunës z. Mytaher Haskuka, mirëpo për pjesëmarrje në këtë ceremoni nuk është ftuar Ministri z. Agim Veliu nga organizatori. Shprehim keqardhje nëse për shkaqe të panjohura për ne, nuk është ftuar ministri në këtë aktivitet të rëndësishëm dhe nëse është bërë qëllimisht mbetet në përgjegjësi të organizatorit duke pasur parasysh që ky investim është bërë nga Administrata Publike. Ne besojmë në respektimin e vijës institucionale dhe institucioneve në përgjithësi dhe si të tillë e vlersojmë këtë gjest si të papërgjegjshëm nga ana e organizatorit. Për ministrin Veliu është e rëndësishme që Komuna e Prizrenit dhe qytetarët janë përfitues të këtij projekti të financuar plotësisht nga Administrata Publike, gjë që ky investim është konsideruar vetëm fillimi i ndërtimit të Qendrave të tilla, duke synuar shtrirjen e një praktike të tillë edhe në qendrat tjera regjionale”, ka thënë Gentiana Azemi për Metron.

Azemi po ashtu ka deklaruar se ky projekt kushtoi rreth 1.1 milion euro, ‘One Stop Shop’, kjo qendër është pilot qendra e parë në Kosovë, ajo për objektivë ka koncentrimin e ofrimit të shërbimeve të administratës publike në një pikë të vetme, duke synuar që në këto qendra, të ofrohen sa më shumë shërbime administrative, të cilat ofrohen nga institucionet e nivelit qendror dhe lokal. Gjithashtu synohet që këto shërbime të ofrohen në mënyrë sa më efikase dhe eficiente, duke eliminuar elementet burokratike.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit