Plani i presidentit rus për pushtimin e Ukrainës ka filluar të zbatohet.
Menjëherë pas fjalimit të tij ka filluar operacioni ushtarak në Ukrainë.
Gazetarët e mediave më të mëdha ndërkombëtare kanë raportuar se kanë dëgjuar shpërthime të mëdha, 5-6 sosh në Kiev, por që nuk kanë mundur të identifikojnë se për çfarë bëhet fjalë, raporton Gazeta Express.
Raportime për shpërthime kanë ardhur nga disa qytete të ndryshme të Ukrainës.
Ka raportime të tjera, disa të pa konfirmuara, se shpërthime ka pasur edhe në Kharkiv, Kramatorsk, Kharkiv, Odesa dhe Mariupol.