2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Fillon testimi i vaksinës pa gjiIpërë kundër Covid-it

Rekomandime

Ka filluar testimi i një vaksine pa gjilpërë kundër Covid-it, me qëllim të ofrimit të mbrojtjes kundër varianteve të ardhshme të virusit.

Vaksina më ndryshe, që jepet përmes rrymës së ajrit, është zhvilluar nga profesori Jonathan Heeney i Universitetit të Kejbbrixhit, shkruan BBC, përcjell Gazeta Express.

- Advertisement -

Pjesëmarrësit në testim do të jetë të moshave nga 18 deri në 50-vjeçare. Profesori Heeney tha: “Përderisa variante të reja po shfaqen dhe imuniteti fillon të dobësohet, ne kemi nevojë për teknologji më të reja.”

Vaksina e quajtur “DIOSS-CoVax”, përdor teknologji më ndryshe për ta luftuar sëmundjen, që do të mund të ofronte mbrojtje shumë më të gjerë kundër varianteve të Covid-it dhe ndaj koronaviruseve tjera, shtoi ai.

“Është jetike që të vazhdojmë të zhvillojmë kandidate të gjeneratës së re të vaksinave, të gatshme për të dhënë ndihmë për të na mbajtur të sigurt nga rreziqet e ardhshme të virusit”, tha Heeney.

- Advertisement -

“Ky është hapi i parë drejt një vaksine universale të koronavirusit që jemi duke e zhvilluar, për të na mbrojtur jo vetëm nga variantet e Covid-19, por edhe nga koronaviruset e ardhshme”, shtoi ai.

Për testimin e vaksinës së pazakontë po kërkohen vullnetarë në rajon dhe ata duhet të jenë të vaksinuar me dy doza të vaksinës, por jo me dozën përforcuese.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit