1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Filmoi mizorin e Reçakut, kameramani shqiptar tregon tmerrin që ka parë me sy

Rekomandime

Kameramani, Sylejman Kllokoqi, në një intervistë për emisionin “Abc-ja e mëngjesit” rrëfeu momentin kur xhiroi msakrën e Reçakut në Janar të vitit 1999.

Gjatë intervistës me Skype, kameramani tregoi se kur përfunduan Iuftimet në Reçak shkoi për të parë se çfarë kishte ndodhur atje.

- Advertisement -

Kllokoqi i cili punonte për Associated Press tregon se nuk do t’i harrojë asnjë pamjet e atij fshati, ku gjeti të mbytur miz0risht fëmijë dhe të rritur.

Ai tregon ndër të tjera se pavarësisht pamjeve të frikshme që po shihte, i duhej të filmonte, për t’i treguar botës se çfarë kanë bërë serbët mbi shqiptarët e Kosovës.

“Çdo ditë kam tentuar të shkoj. Ditën e tretë kur iu afrova Reçkut më thanë disa banorë, ku i pyeta se çfarë po ndodh në Reçak. Ata më thanë se është larguar policia. Hymë brenda me fotografin, pamë gjithë atë msakër që ka ndodhur në fshat. Është xhirimi i parë, njeriu pa kokë, ku kishin dalë banorët dhe i kërkonin kokën. Më vonë fillova të shkoj lart në xhirimet e tmerrshme me 45 kufoma.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit