11.2 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Filozofi slloven Slavoj Zizek: I lutem Zotit që Bosnja të ketë një Albin Kurti si udhëheqës

Rekomandime

Njëri nga i filozofët aktual më prominent në botë, slloveni Slavoj Zhizhek, ka folur në terma superlativë për kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

- Advertisement -

Në një intervistë për mediumin boshnjak N1, teksa ka folur për çështje të cilat aktualisht po zotërojnë skenën politike globale, me theks të veçantë zhvillimet në Afganistan, Slavoj Zhizhek, pa margjinalizuar edhe proceset politike që po përshkojnë arealin e Ballkanit, përfshirë Bosnjën e Kosovën.

Në këtë kuadër, ai modelin qeverisjes së Kryeministri të Republikës së Kosovës, Albin Kurti e kundruar si afirmativ.

Sipas sllovenit, projekti politik që po e implementon Albin Kurti është fundamentuar mbi premsia të forta të demokracisë sociale, feminizmit dhe lëvizjeve të reja shoqërore, të cilat ai i konsideron pozitive.

- Advertisement -

Më tutje filozofi, Kosovën e ka portretizuar si një shembull ku vlerat modernizuese po aplikohen pa iu nënshtruar ndonjë presioni të jashtëm, siç rëndom ndodhë në një numër të shteteve të tjera të rajonit të Ballkanit e gjetiu.

“Kosova mund të jetë një model, jo që modernizimi të pranohet si rezultat i një presioni”, tha ai për mediumin N1.

- Advertisement -

Filozofi thotë se lutet që kjo paradigmë e Kosovës të replikohet edhe në vend të tjera të rajonit, e sidomos në Bosnje.

“Nëse do të isha besimtar, do të lutesha ditë e natë Zotit që diçka e ngjashme të jetësohej në Bosnjë dhe Hercegovinë. S’është aspak dobiprurëse mënyra që Evropa t’ju dërgojë emisar supervizues, që ndan mësime me ju – nuk ka asgjë që Evropa liberale të na mësojë këtu. Miku im Mladen Dolar 25 vjet më parë tha se Ballkani, mbi të gjitha Bosnja, funksionon si një Evropë liberale ‘e pavetëdijshme’. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se ky është një rajon primitiv ku realizohen pasionet e Evropës, por është një rajon në të cilin Evropa projekton traumat e saj nacionaliste”, u shpreh Zhizhek për N1.

Së këndejmi, Zhizhek, gjatë intervistës së tij, ka shkëputur një episod të bashkëbisedimit të tij me Kryeministrin aktual të Kosovës, Albin Kurtin.

“E pyeta Kurtin se si i mendon ai serbët, dhe ai më rrëfeu një histori të mrekullueshme – kur ai ishte në një burg, me qindra të burgosur serbë dhe tetë shqiptarë. Ai kurrë nuk kishte asnjë konflikt me të burgosurit serbë. Të gjithë e mbronin njëri-tjetrin.”

Sipas tij, problemi i Albin Kurtit s’ka të bëjë përjashtimisht me Serbinë si të tillë, por me një vizion të caktuar politik të saj, duke shtuar se në atë vizion politik krahas Aleksandër Vuçiq, vizion militojnë edhe Edi Rama, si dhe disa të tjerë për të cilët Zhizhek gjykon se Albin Kurti arriti t’i neutralizojë nga skena politike.

Kurse sa i përket Evropës, Zhizhek, tha kjo se kjo e fundit në “oborrin e saj” ka fenomene që “kontinentin e vjetër e bëjnë t’i përngjajnë me Afganistanin”.

“Ne kemi fenomene të ngjashme me ato në Afganistan këtu në Evropë, të cilat nuk janë aq radikale, por ato mund të jenë edhe më të rrezikshme’ – tha ai, teksa foli Për Evropën”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit