Finlanda dhe Suedia po bëhen gati t’i bashkohen Aleancës Veri-Atlantike gjatë verës së këtij viti, raporton The Times duke u thirrur në deklaratat e zyrtarëve.
Funksionarët amerikanë kanë bërë të ditur se anëtarësimi i NATO-s për dy vendet nordike është shumë i rëndësishëm, për faktin se ishin temë e diskutimeve gjatë shumë takimeve të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s.
Sipas raportit, Washingtoni po merr masa që të zgjerojë aleancën ushtarake nga 30 në 32 anëtarë, pas sulmit rus në Ukrainë.
Zyrtarët amerikanë kanë thënë se anëtarësimi në NATO për dy vendet nordike ka qenë temë diskutimi gjatë takimit të mbajtur javën e kaluar midis ministrave të Jashtëm të aleancës, ku morën pjesë edhe këto dy vende.
Sipas zyrtarëve, presidenti rus, Vladimir Putin ka bërë një gabim të madh strategjik me nisjen e Iuftës në Ukrainë, pasi nuk e ka menduar gatishmërinë e aleancës për t’u rritur.
Aplikimi i Finlandës pritet në qershor, ndërsa Suedia pritet të aplikojë më vonë, ndonëse ende nuk dihet se kur.
Në javët e fundit, disponimi i banorëve të këtyre vendeve, deri tash ushtarakisht neutrale, është rritur për anëtarësim në NATO.