1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Finlanda do të angazhohet për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Rekomandime

Shefi i Ambasadës së Finlandës në Kosovë, Johan Schalin, ka folur për procesin e anëtarësimit të vendit të tij në NATO, në kohën e agresionit rus në Ukrainë.

Gjithashtu, ai ka thënë se vendi i tij do të përkushtohet në të ardhmen që ta përkrah Kosovën në procesin e anëtarësimit në aleancën më të madhe ushtarake në botë.

- Advertisement -

Unë mendoj se çdo vend merr vendimet e veta për sigurinë e tij, kështu që është e vështirë të japësh këshilla.

Tani për tani, ne jemi shumë të fokusuar në rrugën tonë drejt NATO-s.

E vërej që jemi ulur në Kosovë, gjatë kësaj interviste dhe Kosova nuk është anëtare e NATO-s, kurse shumë vende fqinje të saj janë”, ka thënë Schalin për Geopost.

- Advertisement -

Ai më tej ka theksuar se, NATO ka një politikë të dyerve të hapura.

Nëse Finlanda hyn para Kosovës në NATO, do të angazhohemi për të njëjtën politikë të dyerve të hapura siç ka vendosur NATO kolektivisht.

- Advertisement -

Mendoj se në një moment në të ardhmen mund të jetë një zgjedhje që Kosova mund ta bëjë”, ka përfunduar kreu i Ambasadës së Finlandës në Prishtinë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit