1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Finlanda “izolon” Rusinë

Rekomandime

Vendi ka filluar të ndërtojë një gardh 200 km në kufirin e saj me Rusinë për të rritur sigurinë. Autoritetet kanë deklaruar se ai do të jetë me tela dhe gjemba. Qeveria ka deklaruar se ndërtimi i murit vjen për shkak të rritjes së numrit të rusëve që kërkonin t’i shpëtonin rekrutimit për të luftuar në Ukrainë.

- Advertisement -

“Puna e terrenit do të fillojë me pastrimin e pyjeve dhe do të vazhdojë në atë mënyrë që ndërtimi i rrugëve dhe instalimi i gardhit të mund të fillojë në Mars”, tha Garda Kufitare Finlandeze në një deklaratë.

Njoftimi erdhi pasi Parlamenti i Finlandës përparoi me ofertën e tij për t’u bashkuar me NATO-n, duke rritur gjasat që ajo të linte pas fqinjin e saj Suedinë për të hyrë në aleancën transatlantike. Vetëm Turqia dhe Hungaria nuk kanë miratuar ende ofertat finlandeze dhe suedeze për t’u bashkuar me bllokun mbrojtës. Pas debateve në parlament, një votim nga deputetët finlandezë është caktuar se ndërtimi i gardhit duhet realizuar sa më shpejt që të jetë e mundur.

Në të do vendosen gjithashtu edhe kamera sigurie, drita dhe altoparlantë në çdo cep të gardhit. Finlanda ndan kufirin më të gjatë të Bashkimit Evropian me Rusinë, në 1,340 km. Aktualisht, kufijtë e Finlandës janë të siguruar kryesisht nga gardhe të lehta prej druri. Një projekt pilot 3 km në Imatra pritet të përfundojë deri në fund të qershorit. Helsinki miratoi ndryshime të reja në Aktin e saj të Rojës Kufitare në korrik për të lejuar ndërtimin e gardheve më të forta.

- Advertisement -

Që nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia, Finlanda ka kërkuar të forcojë kufirin e saj lindor pasi në Shtatorin e vitit të kaluar një numër i madh rusësh filluan të iknin në Finlandë pasi Presidenti Vladimir Putin urdhëroi një mobilizim të rezervistëve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit