Donjeta Sadiku e fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror, i cili u mbajt në Stamboll të Turqisë.
Ajo garoi në kategorinë deri në 60 kilogramë. Me këtë medalje të fituar, u regjistrua edhe suksesi më i madh në boks, që prej ndërkombëtarizimit të këtij sporti.
Donjeta Sadikut iu dorëzua medalja e bronztë të premten, bashkë me një shpërblim prej 25 mijë dollarëve nga organizatori i garës.
Kujtojmë se Federata e Boksit e Kosovës ka njoftuar se boksierja 22-vjeçare do të rikthehet sonte në Kosovë.