Ish-deputetja Fitore Pacolli, nga Vetëvendosje, nuk e ka shumë të sigurt ulësen e deputetes në Kuvendin e Kosovës.
Kjo pasi që ajo arriti që të marr shumë pak vota në kryeqytet, aty ky partia në të cilën bën pjesë ajo fitoi bindshëm.
Në zgjedhjet e 14 shkurtit, Pacolli arriti që të marr vetëm 2 mijë e 072 vota në Prishtinë.
E në zgjedhjet e 2019-s ajo në kryeqendrën e Kosovës morri 3 mijë e 649 vota.
Këto të dhëna dolën nga numërimi i votave në 228 vendvotime në Prishtinë dhe formularëve të publikuar nga KQZ’ja.
Në listën zgjedhore të VV-së, Pacolli kësaj here ka mbajtur numrin 19.
Ajo ishte deputetet në legjislaturën e kaluar.