1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Fitorja e parë e Kosovës, ekipi kombëtar i Spanjës po qëndron në shtetin që nuk e njeh

Rekomandime

Kosova e arriti “fitoren” e parë. Ekipi kombëtar i shtetit që nuk e njeh pavarësinë tonë, Spanjës para pak orëve ateroi në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës. Spanja është ekipi i dytë pas Anglisë prej fuqive botërore në futboll që vjen dhe luan në Kosovë, në vendin kur deri para pesë viteve, ishte i privuar nga pjesëmarrja në këto evente.

Pak minuta më parë, kombëtarja e Spanjës në futboll arriti në Prishtinë dhe u akomodua në hotel në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën. Nesër Spanja do të luajë me Kosovën një ndeshje futbolli, me të drejta tërësisht të barabarta.

- Advertisement -

Përballja mes Kosovës dhe Spanjës luhet nesër me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës, që zhvillohet vitin tjetër, shkruan Gazeta Express.

Edhe pse do të luajnë ndaj Kosovës, Kombëtarja e Spanjës në postimet rreth kësaj ndeshje, po e injoron tërësisht emrin e shtetit tonë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit