3.6 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Fituese të zgjedhjeve, vjen thirrja serioze për Vetëvendosjen dhe LDK-në

Rekomandime

“Pas vendimit të sovranit me 6 tetor, që meriton vërtetë për tu përshëndetur, ajo që gëzon pa masë qytetarët e shumëvuajtur të Kosovës,nuk është më, nëse LDK-apo LVV, fitoi zgjedhjet, por fakti se ato fituan shumicën e votave dhe kapsit e shtetit,hajnat e mafio-oligarkët u dërguan në harresë.

Me të perënduarit e të sotmes dhe mafio oligarkët e deritanishëm, tash e tutje, jo populli, as institucionet qeveritare, por prokuroria dhe gjyqësia kosovare duhet të merren deri në përfundimin e hetimeve,gjykimit dhe dhënies së dënimeve të merituara;keqpërdoruesve të pushtetit, dhe plaçkitësve të Kosovës”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

- Advertisement -

Analistët politikë të cilët e kanë përcjellë me kujdes fushatën zgjedhore për zgjedhjet e6 tetorit, përpjekjen për koalicion parazgjedhor mes LDK-së dhe VV-së, dhe tani rezultatin jo zyrtar, e shohin me mjaft optimizëm për të mirë fillimin e ndryshimit në skenën politikë të Kosovës.

Sado i ngushtë rezultati mes dy subjekteve politike opozitare, VV dhe LDK, analistët bëjnë thirrje që këto dy parti politike të merren vesh dhe të krijojnë një qeveri të re në funksion të kthimit të shpresës së qytetarit, dhe të ndëshkimit të krimit që e rrënoi vendin për plot dy dekada. Kështu mendon analisti politik, Gani Qarri.

Gani Qarri

”Pas vendimit të sovranit me 6 tetor, që meriton vërtetë për tu përshëndetur, ajo që gëzon pa masë qytetarët e shumëvuajtur të Kosovës,nuk është më, nëse LDK-apo LVV, fitoi zgjedhjet, por fakti se ato fituan shumicën e votave dhe kapsit e shtetit,hajnat e mafio-oligarkët u dërguan në harresë.

- Advertisement -

Me të perënduarit e të sotmes dhe mafio oligarkët e deritanishëm, tash e tutje, jo populli, as institucionet qeveritare, por prokuroria dhe gjyqësia kosovare duhet të merren deri në përfundimin e hetimeve,gjykimit dhe dhënies së dënimeve të merituara;keqpërdoruesve të pushtetit, dhe plaçkitësve të Kosovës”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

Sipas Qarrit, tashmë as nuk është me rëndësi se LDK apo LVV, do t’i fitojë zgjedhjet , pasi ashtu këto e kanë fituar shumicën.

- Advertisement -

Ndaj LDK edhe po që se del fituese në finale të publikimit dhe zyrtarizimit të rezultatit, nuk duhet të përsëritë gabimin si në ish-qeverisjet e mëparshme, duke marre në koalicion parti të inkriminuara në krim të organizuar, të cilët jo vetëm që iu shërbyen në tërësi nëntokës kriminale e në asnjë moment qytetarëve, por edhe tani do ta parandalonin luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në vend.

Ndaj nga të gjithë votuesit e saj dhe qytetarët e Kosovës, sidomos tani pas këtyre zgjedhjeve,pritet dhe kërkohet që LDK, përderisa edhe kandidaten për kryeministre e ka vërtet një zonjë të ngritur e inteligjente, me emër të mirë dhe shumë të respektuar, njëmend të vetëkorrigjohet, pasi që kësaj radhe fituan, duke premtuar se do të hiqen monopolet kriminale të devollëve, ato që nuk arritën ti bënin në qeverisjen e kaluar, ndaj tani është rasti ta tregojnë veten bashkë me Vetëvendosjen,duke vendosur rendin e ligjin,dërguar hajnat në burg dhe kthyer dinjitetin e humbur, shtetit dhe popullit të Kosovës”, përfundoi analisti Qarri për “Kosova Sot Online”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit