4.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Fituesi i çmimit Nobel në Mjekësi: Koronavirusi u prodhua në laborator

Rekomandime

Fituesi i çmimit Nobel në Mjekësi, Luc Montagnier, pretendon se koronavirusi është prodhuar në një laborator kinez. Kjo teori është ngritur nga disa personalitete, pak a shumë të besueshëm, që nga nisja e pandemisë, por për këto zëra nuk ka prova.

Për të kundërshtuar vërtetësinë e kësaj teorie, Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka hedhur poshtë disa herë, duke u bërë kështu zëdhënëse e komunitetit shkencor.

- Advertisement -

Por Luc Montagnier është i bindur, virusi ka lindur në një laborator në Wuhan të Kinës, teksa po studiohej mbi një vaksinë të mundshëm për Aids, kur “u arratis” duke u përhapur në territor.

Sipas tij, historia e tregjeve të kafshëve të egra është një “legjendë e bukur”, sepse është e pamundur që koronavirusi të jetë përhapur nga një lakuriq nate.

Së bashku me bio-matematicienin Jean-Claude Perez, Montagnier, ai ka realizuar një përshkrim të gjenomit të koronavirusit.

- Advertisement -

“Nuk ishim ne të parët, një ekip studiuesish indiane u përpoqëm më parë të botonin një studim që tregonte se gjenomi i plotë ka sekuenca brenda si të SIDA-s. Por grupi i studiuesve u tërhoq. Mirëpo e vërteta shkencore del gjithmonë. Sekuenca e AIDS është futur në gjenomin e koronavirusit në tentativë për të bërë vaksinën”, thotë ai, shkruan noa.al.

Lidhur me një mënyrë për t’iu kundërvënë këtyre ndryshimeve, Montagnier, sugjeron se përdorimi i valëve interferuese do të ndalonin pandeminë.

- Advertisement -

Shkencëtari nuk i pranon akuzat për komplot drejtuar atij, duke e quajtur veten si zëdhënës të së vërtetës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit