1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Fjalë tronditëse nga presidenti i NASA-s: Ne nuk jemi vetëm në univers

Rekomandime

Bill Nelson , i cili bëri betimin në maj si kreu i Agjencisë Amerikane Të Hapësirës Ajrore ( NASA ), tha se Toka mund të mos jetë i vetmi planet me qytetërim.

- Advertisement -

Në një intervistë me Universitetin e Virxhinias javën e kaluar, Nelson ishte mjaft “mendjehapur” për mundësinë e jetës jashtëtokësore.

“Universi është shumë i madh, madje ka teori që mund të ketë universe të tjera,” tha Nelson, duke theksuar se ka shumë të panjohura: “A ka planetë të tjerë atje si Toka? Patjetër që mendoj kështu, sepse universi është kaq i madh”shprehet Nelson.

Duke theksuar se një pjesë e zbulimeve të NASA-s është kërkimi i jetës jashtëtokësore gjatë intervistës, Nelson kujtoi se pilotët luftarakë amerikanë kanë raportuar më shumë se 300 objekte fluturuese të paidentifikuara (UFO) që nga viti 2004.

- Advertisement -

“Pilotët nuk e dinë se çfarë janë këto,” tha Nelson, duke shtuar : As ne nuk e dimë. Ne shpresojmë që ata të mos kenë teknologji më të zhvilluar se ne.”

Vitet e fundit, administrata e Uashingtonit është bërë gjithnjë e më e hapur për takimet e pilotëve me UFO-t.

- Advertisement -

Një seri raportesh janë publikuar për këtë temë muajt e fundit dhe qeveria ka pranuar zyrtarisht ekzistencën e UFO-ve.

Por deri më tani, si Pentagoni ashtu edhe Shtëpia e Bardhë janë përpjekur të mos spekulojnë se këta mund të jenë “alienë”.

Sipas qeverisë, UFO-t mund të jenë thjesht fenomene natyrore që mashtrojnë pilotët.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit