1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Fjalët e Amir Hoxhës pasi u largua nga Kosova: Ky është ligj i përcaktuar nga Zoti

Rekomandime

Amir Hoxha është një nga zyrtarët policorë që emri i tij u lakua shumë së fundi.

- Advertisement -

I njëjti ishte suspenduar për tri ditë nga Policia e Kosovës pasi që kishte komentuar çështjet politike në vend, por edhe parregullsitë me të cilat përballen zyrtarët policorë në Kosovë.

E pas këtij suspendimi vetë Amir Hoxha vazhdoi tutje duke e çuar këtë procedurë në sistemin e organeve të drejtësisë.

Por duke mos e lënë me kaq, Amir Hoxha vendosi që përfundimisht të largohej nga Kosova.Ditë më parë lajmi.net ka raportuar se Amir Hoxha u largua drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

- Advertisement -

E pas shkuarjes atje, vetë Hoxha është lajmëruar përmes një statusi në Facebook, duke folur tërthorazi për rrethanat në të cilat gjendet.

“Nëna Shqiponjë i mëson të vegjlit e saj të fluturojnë duke u abërë folenë aq të pakëndshme saqë ata detyrohen ta lënë atë dhe t’i përkushtohen botës së panjohru të ajrit jashtë. Dhe ky është një ligj i përcaktuar nga Zoti”, shkroi Hoxha.

- Advertisement -

Duhet përkujtuar që Amir Hoxha disa herë radhazi nuk kishte hezituar që të fliste hapur për parregullsitë që bëheshin në kuadër të Policisë së Kosovës, ku ndër të tjera nuk iu sigurohet as shujta ushqimore.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit