1.2 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Fjalimi i plotë me video, si iu përgjigj Rexhep Selimi akuzave të Prokurorisë

Rekomandime

“Lufta nuk është e mirë asnjëherë për askënd. Ne Iuftën nuk do ta zgjidhnim kurrë as si profesion e as si pasion, por ajo ishte domosdoshmëri për mbijetesën si komb e si shoqëri”, ka thënë ish-gjenerali i përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Rexhep Selimi, në ditën e dytë të gjykimit ndaj tij dhe tre-bashkëluftëtarëve të tjerë, Hashim Thaçit, Kadri Veselit e Jakup Krasniqi.

- Advertisement -

Ai e nisi fjalimin duke treguar se para dy viteve ishte njoftuar për një aktakuzë të ngritur ndaj tij – dhe më pas e fillon kronologjinë e jetës së tij për çlirimin e Kosovës.

Rexhep Selimi tregoi se në vitet e 90’ta ishte student në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin e Filologjisë – dega letërsi, kur shqiptarët veçse kishin filluar të përballen me vështirësi nga regjimi i Beogradit.

“Shqiptarët u larguan nga puna, nuk kishte më policië shqiptarë, as mjekë shqiptarë, as postarë shqiptarë, as nëpunës në administratë. Të rinjtë shqiptarë nuk mund luanin as futboll në stadiume e palestra sportive, u mbyllë televizioni i vetëm në gjuhën shqipe e u mbyllën gazetat që botoheshin deri atëherë”, përshkroi situatën Selimi.

- Advertisement -

Për këtë, tha se lufta ishte domosdoshmëri e që nuk frikohet nga drejtësia, por nga padrejtësia.

“Pas themelimit të kësaj gjykate, jo rrallë herë jam pyetur se a kisha frikë nga drejtësia. Gjithmonë kam thënë dhe sot e përsëris: unë nuk kam frikë nga drejtësia, por nga padrejtësia duhet të kemi frikë të gjithë. Por, pavarësisht kësaj unë qëndroj sot përballë jush me besimin e plotë se në fund të këtij procesi ju do të vendosni në favor të pafajësisë time”, ka thënë Selimi.

- Advertisement -

Selimi ka folur edhe për objektivat që nuk kanë arritur t’i realizojnë, duke thënë se donin të formonin ushtri, por s’ia dolën.

“Donim të organizonim ushtri, por nuk ia dolëm, s’ia arritëm. S’kishim njerëz e armë. Edhe uniformat i sajonim, i ngjyrosnim”, ka thënë Selimi, duke shtuar se Kosovën pastaj e çliruan me ndihmën e NATO’s.

Më poshtë e gjeni fjalimin e plotë:

VIDEO KËTU

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit