Aktori hollivudian Arnold Schwarzenegger në një video adresim përmes Twitterit drejtuar popullit rus është bërë trend në Twitter të premten dhe ka ngjallur reagime të shumta.
Në të, Schwarzenegger paralajmëron rusët se po ushqehen me dezinformata rreth sulmit të vendit të tyre ndaj Ukrainës.
Duke iu drejtuar drejtpërdrejt presidentit rus Vladimir Putin, ai thotë: “Ju e nisët këtë Iuftë dhe ju mund ta ndaloni atë”, shkruan BBC.
“Unë i dua rusët. Prandaj më duhet t’ua them të vërtetën”, thotë ai.
I love the Russian people. That is why I have to tell you the truth. Please watch and share. pic.twitter.com/6gyVRhgpFV
— Arnold (@Schwarzenegger) March 17, 2022
Fjalimi i tij është vlerësuar nga rusët që kundërshtojnë Iuftën në Ukrainë.
Rusia ka thënë vazhdimisht se Iufta në Ukrainë ishte një “operacion special” për të mbrojtur ukrainasit rusishtfolës.
Por në videon e tij, Schwarzenegger tha se Kremlini po gënjen rusët kur tha se pushtimi kishte për qëllim “denazifikimin” e Ukrainës.
Ukraina nuk e filloi Iuftën, por “ata në pushtet në Kremlin”, tha ai.
Video ka mbledhur milion klikime dhe është trend në Rusi.
Schwarzenegger është një nga profilet e pakta të ndjekura nga llogaritë zyrtare të Kremlinit në Twitter në gjuhën ruse dhe angleze.