1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Flamuri i Kosovës në tokë në organizimin të LDK’së, zëvendësministri i AAK’së: Flamuri i Kosovës është përdhosur sot në Vushtrri

Rekomandime

Zëvendësministri Halil Matoshi ka kritikuar organizimin që është mbajtur dje në Vushtrri, ku edhe është zbuluar shtatorja e heroit Ahmet Krasniqi.

Matoshi në Facebook ka shkruar se flamuri i Kosovës është lëshuar dje përdhe, derisa, ka thënë se një gjë e tillë është mungesë kulture shtetërore.

- Advertisement -

“Flamuri i Kosovës, është përdhosur sot në Vushtrri, tek po zbulohej shtatorja e Heroit të Kosovës, Ahmet Krasniqi, nga një grup performuesish pa dije dhe vetëdije për shtetin dhe rendin e tij simbolik!

Ashiqare, kjo nuk është bërë qëllimshem, por lë shije të keqe dhe flet për mungesë kulture shtetërore, kur pavëmendshëm lëshohet flamuri në tokë, në vend se t’i pasohet dikujt, për të vazhdu vallen…

Duhej t’u kishte thënë dikush atyre valltarëve se flamuri është më i rëndësishëm se vallja e tyre dhe se ai, mbrohet me ligj, për të mos u vendosur në mënyrë dhe vend të papërshtatshëm”, ka thënë ai.

- Advertisement -

“Kjo skenë e pahjeshme është mesazh për ligjvënësit kosovarë që ta rishkruajnë (ose sëpaku amandamentojnë) ligjin mbi simbolet e Kosovës, sepse ligji aktual është i shkruar keq dhe nuk e definon saktë as flamurin e Kosovës, as mënyrën e vendosjës e përdorimit dhe as nuk i sanksionon përdhosësit”, ka shkruar Matoshi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit