Dinamo Zagrebi ka bërë befasi të dorës së parë kundër Tottenhamit në Europa League, duke kaluar në cerekfinale pas triumfit 3-0 në Kroaci.
Ndeshja e parë në Londër kishte përfunduar 2-0 në të mirë të Tottenhamit, por kroatët arritën që të kthejnë përmbys gjithcka në përballjen e dytë.
Kroatët kaluan tutje nê kohën shtesë, pasi rezultati në dy përballjet ishte identik.
Një hat-trick nga Orsic pas 120 minutave ia konfirmoi cerekfinalen skuadrës së Lirim Kastratit, i cili nuk luajti por ishte në bankën rezervë.
Sidoqoftë, flamuri i vendit të Kastratit – Kosovës – ishte prezent në festën e Dinamos në zhveshtore pas vërshëllimës së fundit.