3.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Flasin nga VV-ja: Pas skandalit të “dy milionëve” të japë dorëheqje e gjithë qeveria

Rekomandime

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Hyseni thotë se ka edhe shumë arsye tjera pse qeveria duhet të largohet nga detyra.Hyseni thotë se “vjedhja” e dy milionë eurove nga Thesari i Shtetit pos që është skandal tregon dështimin e qeverisë.

- Advertisement -

“Nuk duhet të jep dorëheqje vetëm Ministrja e Financave por e gjithë qeveria. Kjo qeveri pos skandaleve duhet të jep dorëheqje edhe për shkak të mungesës së numrave dhe legjitimitetit.

Mungesa e legjitimitetit po shoqërohet edhe me këso situata kur zyrtarë të ndryshëm bëjnë transaksione pa u mbikëqyrur nga askush”, tha ai në RTV Dukagjin.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje thotë se derisa kjo parti ishte në pushtet as për së afërmi nuk ka pasur skandale të tilla.

- Advertisement -

“Kemi dhjetëra skandale tjera para vjedhjes së dy milionëve siç ishte vjedhja në dhomën e dëshmive, skandali i pasaportave e shumë skandale tjera tregojnë logjikën që është ndjekur deri më tani dhe mos ndëshkimi i kryerësve të këtyre akteve”, tha ndër të tjera Alban Hyseni.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit