4.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Flet gazetarja e Klan Kosovës, pronari “kapadai” i kazinove ilegale e goditi pas koke

Rekomandime

Gazetarja e Klan Kosovës, Mejreme Gashi, sot u sulmua fizikisht nga një person i panjohur ndërsa po kryente detyrën e saj duke realizuar një kronikë lidhur me operimin e kazinove në Karaçevë.

- Advertisement -

”Fillimisht kemi biseduar me banorët që e kanë shprehur shqetësimin për veprimtarinë e këtyre bizneseve më pas bashkë me gazetarin Rilind Matoshi jemi drejtuar tek kazinot”.

Ajo thotë se deri tek sulmi erdhi pasi personat që gjendeshin brenda kazinove, nuk e kishin mirëpritur prezencën e ekipit të Klan Kosovës.

”Personat që gjendeshin në objektet e kazinove, nuk e kanë pritur mirë prezencën tonë aty, unë dhe kolegu [Rilind Matoshi] kemi qenë bashkë në zonën e kazinove ndërsa kamermani më larg”.

- Advertisement -

Por, si u sulmua gazetarja e Klan Kosovës?

”Fillimisht mua dhe Rilindit na janë vërsulur duke na sulmuar verbalisht me fjalët më të rënda, na shanë, na ofenduan me fjalë banale”

- Advertisement -

”Pastaj njëri nga ta më goditi pas koke me dorë. E kjo nuk i mjaftoi prapë vazhdoi me sulme verbale ndaj tërë ekipit të Klan Kosovës derisa u shoqërua nga të pranishëm të tjerë duke na thënë ”Ikni nga këtu”, ”Mos na xhironi veturat”, kjo pasi aty kishte njerëz që ushtronin këtë veprimtari”.

Lidhur me këtë sulm fizik, Policia e Kosovës tashmë po merret me rastin.

”Unë nuk e di nëse ai ka mundur të jetë punëtor i lokalit apo nuk e di cili ka qenë roli i tij aty por thirrjet e tij ishin ”Pse më keni xhiru kerrin. Largohuni”.

”Pas goditjes në kokë, ne u larguam ai vazhdoi me fjalë të tilla. Kemi arritur dhe e paraqitëm rastin në polici dhe tashmë mbetet ta trajtojnë organet kompetente”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit