-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Flet kosovari që ia vodhën ‘Range Rover’-in që u përdor në vrasjen te Top Channel: Ma mori roja i hoteIit

Rekomandime

Pas rastit tragjik të sulmit ndaj Top Channel, ku humbi jetën punonjësi i sigurisë Pal Kola, tashmë janë zbuluar detaje të reja. Automjeti tip “Range Rover Sport”, me ngjyrë kafe, që u përdor nga në sulmin kriminal, rezultonte i vjedhur prej një turisti kosovar më korrik të 2020, në fshatin Tale të Lezhës.

- Advertisement -

Përmes një prononcimi për mediat, pronari i mjetit luksoz i identifikuar si Ramadan Makolli deklaron se mjetin ia kishte vjedhur roja i sigurisë së hotelit 3 vite më parë, dhe se rastin e kishte denoncuar rastin tek autoritetet ligjzbatuese.

““Range Rover” me të cilin dyshohet se u sulmua “Top Channel” mbrëmë, ka qenë vetura ime, por që më është vjedhur nga rojtari i sigurisë së hotelit ku po qëndroja me pushime atëherë,”- ka thënë ai, raporton TCH.

Vetura u gjet e djegur me dy kallashnikovët e përdorur në krim brenda. Ai është sekuestruar dhe aktualisht ndodhet në drejtorinë e policisë së Tiranës, ku po i bëhet ekzaminimi nga ekspertët për gjetjen e provave.

- Advertisement -

Përveç automjetit, të vjedhura kanë rezultuar edhe targat e mjetit luksoz. Sipas informacioneve zyrtare të dhëna nga Policia e Shtetit, targat “AA 456 HC” ishin vjedhur natën e ndërrimit të viteve në Tiranë.

Ramadan Makolli ka rrëfyer ngjarjen se si i ishte vjedhur për tre minuta vetura e tipit “Range Rover” në verën e vitit 2020 në vlerë prej 36 mijë eurosh në Lezhë.

- Advertisement -

Kjo veturë dyshohet se u përdorë nga autorët e suImit me armë ndaj Top Channel ku mbeti i vrarë roja i këtij objekti, 60-vjeçari Pal Kola. E më pas të njëjtës iu vu fIaka, por që nuk i kishte targat “01”, asaj i ishin ndërruar.

Pronari i veturës, Ramadan Makolli, tha se rastin atëkohë e kishte raportuar në polici e në prokurori në Lezhë, por se vetura kishte “shëtitur” lirshëm 3 vjet, derisa dje u gjetë e djegur. Madje sipas tij, policia atje edhe e kanë mbyllur rastin.

Atij i është konfirmuar dje nga policia se vetura e djegur ishte e njëjta që e kishte raportuar të vjedhur në vitin 2020.

“Unë e kam dosjen komplet kur mu ka vjedh vetura para restorantit. Policia e kufirit për Krime të Randa ata e kanë gjetë përmes numrit të kerrit, se kerri është krejtësisht i djegur. Me kanë informu policia e Kosovës, e kanë lyp në Shqipëri nuk ka rezultu, kur kanë thirrë në Kosovë ka dal që është kerri i Kosovës edhe i njëjti më është vjedhë para 3 vjete e kam me datë se e kam lajmëru policinë e prokurorinë atje, bile ata nuk kanë dashtë mem dhanë as informata, as dokumente që mu ka vjedhë kerri, me zor e kam marrë, por nuk dojsha mu kthy kurrqysh se nuk kisha dokument. Me iniciative temën ma kanë dhanë një dokument të prokurorisë edhe ma kanë mbyll lëndën si proces pa më thirrë, as pa më marrë në pyetje. Mu ka desht me avokat me hap procedurën”, tha ai.

Ai shton se atëkohë vlera e veturës ishte 36 mijë euro, teksa ka pritur nga shteti shqiptar që t’ia gjenin veturën.

“Ata e kanë shpreh edhe atëhrë se kosovari ka mujt me vjedhë vetë veturën sepse si ka pas dy çelësa, unë dy çelësa si marrë kurrë vetëm një e marrë. Si rast është rast interesant. Unë e kam pritë nga shteti që ka me pas interesim, kam shku në Ambasadë të Kosovës atje janë interesu. E kam lajmëru edhe në policinë tonë, më kanë thënë që kjo punë është e INTERPOL-it dhe në momentin që gjendet vetura, vetë shteti shqiptar e lajmëron në INTERPOL”, shprehet ai.

Ai thekson se vetura i është vjedhur brenda 3 minutave dhe se dritat ishin fikur në kohën kur po kryhej vjedhja.

“Me dokumenta, me librezë me gjësende me tesha me krejt mu kanë vjedhë. I Kam incizimet që ka qenë vetura e parkuar. Restoranti i ka fikë dritat, veç kur dhezet vetura hetohet, ata për 3 minuta e kanë dhezë kerrin tem”, u shpreh ai.

Ai tha se i ka shpreh edhe dyshimet e tij se kush ka mundur që t’ia vidhte veturën.

“Dyshimet i kam pas gjith… Tash kur vidhet diçka para shtëpisë teme, unë e kam një lloj përgjegjësie, në momentin që jam ndal me pushu kam pas garancë prej pronarit të hotelit që gjithçka që ndodh ai ka përgjegjësi”, tha ai.

Ai foli edhe për mënyrën se si është ndjerë kur e ka pa veturën e tij në gjendje të djegur.

“Mu ka kthy një sikIet, sikur herën e parë kur mu ka vjedhë. Për mu është shumë me rëndësi që u gjet vetura…Edhe unë shrafin e fundit të kerrit kam pas qejf me ditë ku e kam”, tha ai.

I pyetur nëse shteti shqiptar ka kërkuar që Makolli të intervistohet pas sulmit që ndodhi në Top Channel, ai u shpreh “Ata kanë kërku, por derisa të stabilizohet”.

“Mos me ndodh ky rast kurrë se kishin gjetë, 3 vjet kerri ka shëtitë lirshëm, plus e kanë mbyll rastin”, përfundoi ai.

Policia e Shqpërisë fton qytetarët që të japin informacion për autorët e kësaj ngjarjeje të rëndë dhe vendos shpërblim 100 000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në identifikimin e autorëve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit