Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Kujtim Shala, mohon se është propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës për postin e Presidentit, në kuadër të negociatave për marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje.
I kontaktuar nga “Gazeta Blic” Shala, tha se emri i tij nuk është përmendur fare në tavolinën e diskutimit me drejtuesit e VV-së.
“Jo, LDK-ja në asnjë rast, nuk e ka diskutuar asnjë emër për atë funksion”, tha shkurtimisht Shala, raporton GazetaBlic.
Ndryshe, më herët Agjencia e Lajmeve “KosovaPress”, referuar burimeve në LDK raportoi se Shala është propozuar për postin e Presidentit.