1.6 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

Flet nëna e Distria Krasniqit: Para se me marrë medaljen na ka thirrë me kamerë

Rekomandime

Xhudistja kosovare Distria Krasniqi, është fituese e medaljes së artë të Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”.

Ajo e ka mposhtur me “Wazzari” xhudisten japoneze Funa Tonaki.

- Advertisement -

Lidhur me emocionet dhe përjetimet që i sollën luftërat e Distrias foli për Klan Kosova nëna e xhudistes Remzije Krasniqi.

Ajo tha se kanë përjetuar emocion të veçantë duke mbetur edhe pa gjumë.

Emocion i veçantë. Kemi mbetur pa gjumë por ja ka vlejtur. Shumë ka qenë e stresuar. S’ke pasur mundësi të flasësh me të dhe ta përkrahësh. E kemi përcjell. Ne e kemi ditur se si është ndjerë porsa ka ardhur nga stërvitjet. Ka qenë stres së pari përgatitjet, pastaj me kë do të luftojë me kë do t’i bie shorti”.

- Advertisement -

Remzije Krasniqi tregoi edhe për momentin kur vajza e saj e kishte thirrur në telefon para se ta merrte medaljen e artë.

Para se me marrë medaljen na ka thirr më telefon me video. Ka pyetur se si jemi ne, ka pyetur për babi dhe kur e ka parë babin është qetësuar”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit