Një qytetar nga Peja që ditë më parë ka rezultuar pozitivë në Covid-19, ka thënë se ky virus nuk është aq i rrezikshëm sa po paraqitet.
Qytetari me emrin Loni Escobar në facebook, ka shkruar se ai për vete po ndihet mirë dhe se e tëra që duhet të bëj është vetëm të qëndroj në shtëpi.
Ndryshe IndeksOnline ditë më parë kishte raportuar se nga familja Manaj tetë persona kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.