1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Flet pilotja kosovare që u lavdërua nga ShBA’ja: E ndiej veten si në borxh

Rekomandime

Një pilote nga Kosova është bërë pjesë e stërvitjes më të rëndësishme që zhvillohet në Evropë, “Defender 2021”.

- Advertisement -

Nëntogere Valdete Mehanja, e lindur në Kosovë, por prej vitesh pilote helikopteri në Shtetet e Bashkuara, tashmë ka shkuar në Shqipëri si pjesë e trupave amerikane të stërvitjes ‘Defender ‘21”.

Teksa më herët ka qenë pilote civile, Valdetja shprehet se i është bashkuar ushtrisë amerikane për një arsye të fortë: “Sepse kjo ushtri, veçanërisht Amerika e ka ndihmuar shumë popullin shqiptar, sidomos Kosovën. Dhe e ndiej veten si në borxh”.

Nëntogerja Valdete Mehanja, e ftuar në studion e Euronews Albania foli mbi eksperiencën e saj në fushën e aviacionit.

- Advertisement -

Ajo tha se ideja për t’u bërë pilote, i ka lindur në kohën kur ka qenë kontraktore civile për SHBA-në në Afganistan. Ndërsa ushtrinë, pilotja kosovare e ka në gjak, pasi gjyshi i saj ka qenë pjesë e ushtrisë në Kosovë.

“Në Afganistan kam pasur për detyrë instalimin dhe programimin e radiolidhjeve dhe antenave në helikopterë dhe në centrale në bazë. Atëherë ka lindur dëshira për t’u bërë pilote”, u shpreh Mehanja.

- Advertisement -

Valdete Mehanja i ka nisur studimet në shkencën e aeronautikës në vitin 2010, në Florida të SHBA-së.

“Në vitin 2010 kam shkuar në Florida me nënshtetësi kosovare dhe shpenzimet e mia dhe kam filluar studimet në shkencën e aeronautikës. Diplomimi ka qenë edhe për t’u bërë pilote”, tha Valdete Mehanja.

Për Valdeten, të jesh pilote ushtarake është më mirë se sa të jesh pilote civile, pasi ke mundësinë për të ndihmuar më shumë, si edhe për të udhëtuar më shumë.

“Më duket sikur mund të arrish më shumë si pilote ushtarake se sa si civile”, shtoi ajo.

Është hera e parë për Valdeten që vjen në Shqipëri dhe ajo tha se kthimi i saj te populli shqiptar, si oficere në fushën e aviacionit ushtarak amerikan, ka qenë shumë emocionuese për të.

“Ka qenë shumë kënaqësi e madhe, kam pasur emocione të mëdha sepse për t’u kthyer te populli shqiptar si oficere në fushën e aviacionit ushtarak të Amerikës dhe të bashkëpunojmë, ka qenë shumë eksperiencë e mirë dhe nuk e kisha menduar se mund ta kisha pasur këtë mundësi”, u shpreh ajo.

Ajo tha se për të mësuar një tip të ri helikopteri nevojiten plot 12 muaj, pasi sistemi i cdo helikopteri është ndryshe dhe duhet mësuar nga e para,

“Çdo helikopter apo aeroplan, çdo tip, në fillim është i vështirë. Zakonisht zgjat deri në 12 muaj, 4 muaj teori dhe pastaj fillon të fluturosh me hapa të vegjël dhe e mëson. Çdo tip që ndërron duhet të mësohet sistemi, kufizimet, emergjencat nga fillimi”, tha ajo.

Gjatë stërvitjes “Defender 21”, pilotja është njohur me një vajzë shqiptare e cila po përgatitet për t’u bërë pilote e helikopterëve, e para në historinë e aviacionit ushtarak shqiptar. Valdete u shpreh e lumtur dhe optimiste për këtë fakt.

“Në të ardhmen shpresoj të ketë më shumë femra shqiptare në aviacion dhe kur të kthehem të fluturojmë së bashku në misione të aleancës”, u shpreh Valdete Mehanja.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit