1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Flet politikani që ia përplasi kovën me ngjyrë muralit të Ratko Mlladiqit

Rekomandime

Anëtari i Partisë Socialdemokratë të Serbisë, Gjorgjo Zhujoviq, ka folur për N1 pasi ka hedhur një kovë ngjyrë të bardhë në muralin e krimineIit të Iuftës, Ratko Mlladiq, në një rrugë të Beogradit.

Zhujoviq ka thënë se ky është një akt prej një njeriu normal. Ai tutje ka thënë se nuk është normale që në Beograd të shfaqen murale të tilla të cilat përshkruajnë serbët “ashtu siç nuk janë”, shkruan N1.

- Advertisement -

Zhujoviq ka theksuar se “Serbia nuk është një komb krimineIësh, as një shtet i njerëzve që urrejnë. Qytetarët e Serbisë duan dhe respektojnë të tjerët që janë ndryshe”.

Derisa për djathtistët radikal që kanë mbrojtur dje muralin e Mlladiqit, Zhujoviq ka thënë se “Janë arrogantë dhe të pakët në numër të cilët tentuan të vendosin rregull vetëm pse ishin të veshur me të zeza”.

Zhujoviq tutje ka treguar se në momentin kur është afruar tek murali për t’ia hedhur kovën me ngjyrë, i janë afruar personat e të djathtës ekstreme, por shton se nuk ua kishte frikën.

- Advertisement -

Ai thotë se nuk e di se çfarë mund të ndodhë më pas, por ndoshta autorët e muralit do të vijnë sërish dhe do ta rinovojnë atë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit