1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Flet protagonistja e videos virale “O shac”

Rekomandime

Dashuria mes tyre është më e madhe se gjithçka tjetër.

- Advertisement -

Dhe këtë ndjenjë nuk e kanë problem t’ia shprehin njëri-tjetrit në çdo moment dhe në çdo formë.

Është pikërisht kjo video e cila menjëherë u bë virale në rrjete sociale, dhe që Zoja Kurti Kelmendin nga Mitrovica, e bëri të njohur dhe të shumë komentuar.

Në fakt, Zoja nuk është krejt e panjohura, pasi në “Facebook” e menaxhon grupin “Zemrat e Zojës”, përmes të cilit ndihmohen familjet që kanë nevojë.

- Advertisement -

Zoja, bashkë me burrin e saj, Farukun, dhe 5 fëmijët e tyre jetojnë në Gjermani. Por, çifti ka ardhur në Kosovë tash e një muaj dhe ka zgjedhur televizionin T7 që ekskluzivisht të flas rreth videos se famshme, “O shac”, komenteve, reagimeve e diskutimeve brenda familjes dhe me gjerë.

Zoja thotë se ka dashur gjithmonë që raportin me bashkëshortin dhe dashurinë që ka ndaj tij, ta shfaq publikisht.

- Advertisement -


Se Zoja dhe Faruku kanë një raport të hapur dhe pa komplekse mes vete e dëshmuan edhe në këtë intervistë ekskluzive.

Gjatë kësaj periudhe sa po qarkullon videoja, është komentuar me humor ajo se si mund të duket “Shaci”. E për ta shuar kureshtjen e të gjithëve, Faruku i bën vetës një prezantim interesant.

Dashuria që ka ndaj Zojës, e ka shtyrë Farukun të bëj një tatuazh në trupin e tij.

Për t’iu kthyer videos e cila ka ‘bombarduar’ rrjetet sociale, çifti tregoi se nuk kanë munguar as shqetësimet. Për këtë arsye, rasti është paraqitur në polici.

Faruku është krahu i djathtë i Zojës dhe e përkrah në çdo hap, madje pikërisht ishte ai që e ka shtyrë ta hap “Facebook”-un. Ata kanë një jetë të lumtur e të qetë, derisa para vetës kanë edhe shumë plane të tjera, mes tyre që t’iu ndihmojnë familjeve në nevojë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit