3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Flet QKUK-ja: Polici që u plagos në Veternik është liruar në shtëpi

Rekomandime

Një polic ka mbetur i plagosur në mëngjesin e sotëm, pas një përleshjeje me disa hajna që po tentonin të kryenin një grabitje në një bankomat në Prishtinë. Detaje për gjendjen e tij shëndetësore ka dhënë Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës.

Zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu, i ka thënë Gazetës Express, se polici është liruar për në shtëpi pas trajtimit mjekësor.

- Advertisement -

“Ka marrë ndihmën në emergjencë dhe pas ndihmës mjekësore është liruar në shtëpi”, ka thënë Fazliu për Express.

Ndryshe, detaje rreth këtij rasti ka dhënë edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, në një lidhje direkte në emisionin #gjesi në T7.

Hoxha ka thënë se polici në fjalë është plagosur në këmbë.

- Advertisement -

Si ka ndodhur rasti ka treguar për Gazetën Express edhe Policia Rajonale e Prishtinës.

“Rreth orës 05:30 është pranuar informata për një tentativë grabitjeje të një bankomati në një qendër tregtare në lagjen Veterniku në Prishtinë.

- Advertisement -

Me të marrë informatën, policia me shpejtësi ka dalë në vendin e ngjarjes dhe të dyshuarit, për t’iu shmangur kapjes nga policia, kanë shtënë me ar.më zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë dhe për pasojë kanë plagosur një zyrtar policor, i cili menjëherë është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Aktualisht policia është në vendin e ngjarjes dhe po i kryen ekzaminimet e nevojshme si dhe po i ndërmerr të gjitha masat policore për një hetim të detajuar me fokus identifikimin e të dyshuarve, lokalizimin e vendndodhjes së tyre asi dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit”, ka thënë zëdhënësi i PK-së në Prishtinë, Agron Borovci.

Momentalisht rruga drejt Veternikut është bllokuar dhe forca të shumta të policisë janë parë në atë pjesë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit