3.6 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Flet vëllai i 39 vjeçares: 1 milion për qind jam i sigurt që motra ime nuk ka pasur koronavirus

Rekomandime

“Jo 99%, por 1 milion për qind jam i sigurt që motra ime nuk ka pasur koronavirus”, kështu ka thënë për Insajderin, Rafet Salihu, vëllai i 39 vjeçares nga Lluga e Istogut, për të cilën ditë më parë u tha se vdiq nga COVID-19.

- Advertisement -

Fajtorë dhe përgjegjës për vdekjen e motrës së tij Salihu thotë se janë mjekët, teksa thekson faktet që sipas tij tregojnë që motra ska qenë e prekur me koronavirus.

Salihu shpjegon pse kanë kërkuar zhvarrimin e trupit të saj.

“Jo 99% por 1 milion përqind nuk ka pasur koronavirus, por ka shku në Prishtinë në gjendje kritike, mjekët i kanë fsheh letrat dhe kanë thënë është me koronavirus sepse neve astenjo që kemi qëndru me to, as motra në Prishtinë, as mjeku i Mitrovicës që janë kujdes për to, që ia kanë marrë gjakun, ka prekur shpricat asnjëri, asnjëri nga ne nuk është infektuar”, ka thënë Salihu për Insajderi.

- Advertisement -

Ai potencon se motra asnjëherë nuk ka qenë e sëmur dhe se vdekjen ia sollën mjekët, fillimisht nga Spitali i Pejës e pastaj në QKUK.

“Asnjëra palë as në Pejë as në Prishtinë, asnjëri nga Spitalet nuk i kanë dhënë trajtimin e duhur. Së pari nga moskujdesi i mjekëve të Pejës ka ardhë në atë gjendje dhe u ardhë qashtu në vakt të dekës sepse ata as që e kanë kontrollu, vetëm motrat që i kanë dhënë infuzione – mjekët se kanë kontrolluar kurrë. Motra ka qenë shumë mirë, asnjëherë nuk është anku prej ndonjë sëmundje përpos në ditën e parë kur fillojë me u anku prej lukthit se ajo ska ditë çka është me kanë smut kurrë”, është shprehur ai.

- Advertisement -

Të shtunën e 11 prillit, pasmesnate vëllai i viktimës tregon se si motra e tij, për shkak të përkeqësimit të gjendjes me udhëzimin e Spitalit në Pejë niset për në Prishtinë.

“Të shtunën, kah ora 2 të natës e kanë nis për në Prishtinë, na s’kemi qenë aty kurrkush, masanej kanë lajmëru që po e qojmë për në Prishtinë, motra tjetër ka qenë me fëmijët e sajna në Pejë edhe ajo është nisë”, tha Salihu.

Gjatë gjithë bisedës, ai nënvizon se motra tjetër e tij ka qenë aty pranë Sevdijes, dhe ka vërejtur se mjekët nuk ia kanë bërë trajtimin e duhur.

“Bile motra ju ka thënë nuk jeni tu e kontrollu, ata bëjshin (mjekët), na e dimë çka duhet më bë”, potencon ai.

Madje, ai e vëh në pah edhe këtë fakt sepse motra e tij tjetër ka qëndruar gjatë tërë kohës me 39 vjeçaren dhe nuk ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Ai në bisedë me Insajderin, shpalos edhe detajet pas operacionit, kur motrës fillon t’i përkeqësohet gjendja e i kumtojnë lajmin se është e prekur me COVID-19.

Tre orët e fundit nuk është kujdesur askush për të, përveç nesh shton Salihu.

“Mas operacionit, kanë kallxu që është dalë pozitiv me koronavirus dhe qaty e kanë lënë krejt s’janë marrë hiç me to, 3 orë gati ka nejt pa kujdes të mjekëve veç na qa kemi nejt te krytë e sajna, familja”, ka rrëfyer ai për Insajderin.

I pyetur se kur presin t’i marrin rezultatet e analizave, për të parë nëse ka qenë ose jo e prekur me COVID-19, ai ka thënë se me shumë gjasë nesër.

“Me aq informacione sa kom rezultatet pritet me i marrë nesër”, ka thënë ai.

Gjatë ditës së djeshme është është zhvarrosur trupi i 39-vjeçares, Sevdije Kukleci nga Istogu që ndërroi jetë ditë më parë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Trupi i saj është zhvarrosur në prani të familjarëve të saj.

Kjo për shkak që këta të fundit dyshojnë se ajo nuk ishte e prekur nga virusi, dhe për këtë arsye kanë kërkuar që trupi i saj të dërgohet për obduksion.

E, tashmë kur trupi i saj është dërguar për obduksion, drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, ka thënë për Insajderin se sot pritet të dalin rezultatet preliminare dhe pas këtyre rezultateve  do t’i bëhet autopsia.

E ndjera ishte e ve dhe pas vetës ka lënë edhe dy fëmijë.

Ndërkohë, Prokuroria në Pejë kanë bërë me dije se ndaj stafit të Spitalit të Pejës kanë nisur hetimet për veprën penale “trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor”.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Prokurorja e rastit e ka autorizuar Policinë e Kosovës që të ndërmarrë veprime hetimore në drejtim të stafit të Spitalit Rajonal të Pejës për veprën penale ‘Trajtim i Pandërgjegjshëm Mjekësor’”, ka thënë Nikçi 

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit