-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Flet vëllai i burrit që u vra sot: U qëllua pas shpinës, la 8 fëmijë dhe gruan

Rekomandime

Sot rreth orës 07:30 ka ndodhur një vrasje në rrugën Prishtinë-Ferizaj. A.S nuk ka mundur të iu bëjë ballë plagëve.

Se si ka ndodhur ngjarja për Klan Kosova, ka folur Naim Seferi, i cili është vëllau i viktimës. Seferi tha se ngjarja ndodhi për shkak të transportit.

- Advertisement -

“Ngjarja nuk ka ndodhur për ndonjë arsye. Ne nuk kemi pasur konflikte të ma hershme. Për një kombi është bërë fjalë. Ai e ka vrarë pas shpinës. Nuk ka pasur konflikte më herët. Vëllau e ka marrë në punë se aty ku ai ka punuar ka qenë paga më e ultë. Por si thonë buka e jote të vret”, ka thënë vëllai i viktimës.

” Ne kemi qenë 20 persona. Shefi i ka thanë shko merri deri në Glladncë. Ai nuk ka ardh edhe aty ka ardhë konflikti. Edhe e ka vrarë pas shpinës. Tash hetuesia e ka në dorë. Ai i ka lënë tetë fëmijë dhe bashkëshortën. Familja e tij jetojnë me ndihmë sociale”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit