1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Flet xhaxhai i 2 vjeçarit nga Malisheva, si i humbi nipi brenda 5 minutave nga oborri i shtëpisë

Rekomandime

Zhdukja e Tian Krasniqit dy vjet e gjysmë nga fshati Terpezë i Malishevës, ka tronditur gjithë vendin. Policia, FSK-ja, ekipet e kërkimit të njësisë së zjarrfikësve dhe shpëtimit, e vullnetarë të shumtë janë vënë në kërkim të tij, por deri më tani nuk dihet asgjë për fatin e vogëlushit.

- Advertisement -

Rrjeti social Facebook, sot është mbushur me thirrje të shumta për të ndihmuar në gjetjen e Tianit. E familja po qëndron në ankth që nga mbrëmë, kur edhe vogëlushi doli nga oborri i shtëpisë për të marrë një destinacion të panjohur për të.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar me xhaxhain e Tianit, Nexhatin, për të kuptuar se si humbi vogëlushi, mbrëmë në një orë kur fëmijët preferohet të jenë në ambientet e shtëpisë në prani të të rriturve.

“Djali ka dalë mbrëmë rreth orës 19:00 nga dyert e oborrit, policia janë në kërkim prej dje dhe ekipi vullnetar”, tha xhaxhai i Tianit për Gazetën Sinjali.

- Advertisement -

I pyetur nëse Tiani ka qenë me ndonjë nga familjarët në momentin kur është larguar në shtëpia, xhaxhai i vogëlushit tha se djali ishte duke luajtur në oborr me fëmijë të tjerë, e prindërit ishin brenda shtëpisë.

“Ka dalë vetëm, janë kanë duke luajtur fëmijët në oborr dhe prindërit kanë qenë brenda”, tha më tej Nexhati.

- Advertisement -

Sipas tij, e gjithë ngjarja ka ndodhur brenda pesë minutash.

“Fëmijët na kanë tregu brenda 5 minutave, na ka thënë që djali po shkon teposhtë, na jena dalë se kena pa më”, rrëfën ai për Gazetën Sinjali.

I pyetur nëse familja dyshon se dikush ka mundur ta marrë Tianin, Nexhati tha se momentalisht nuk kanë ndonjë dyshim.

Nexhati bëri të ditur se vogëlushi është në gjendje të mirë shëndetësore. Ai ka dy motra dhe një vëlla.

Rasti i humbjes së Tianit është lajmëruar edhe në Policinë e Kosovës dhe aktualisht kërkimet për të po vazhdojnë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit