Një numër i madh i qytetarëve është para para dyerve të sallës së vaksinimit në Komunën e Prizrenit në orët e mëngjesit të sotëm.
Ndryshe, dje në Kosovë kanë hyrë në fuqi masat e reja antiCovid.
Nga data 20 gusht deri më 10 shtator, hyrja në diskoteka, në ambientet ku mbahen ahengjet familjare, tubimet masive, festivale e tjera, të cilat kanë kapacitetet deri në 100 persona, lejohet vetëm nëse klientët kanë një dëshmi si certifikate të vaksinimit, testit PCR negativ, dëshmi së personi ka kaluar coronavirusin, ose rezultat pozitiv të antitrupave.
Po ashtu, pas vendimit, në institucionet publike ndalohet hyrja pa maska dhe obligohet bartja e maskave në ato ambientet.